MEDIHEAL N.M.F Aquaring Ampoule Mask EX

400.00 ALL 120.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 17 dhe Nentor 18.

Përshkrimi

MEDIHEAL N.M.F Aquaring Ampoule Mask EX është një maskë fytyre me pëlhurë, e krijuar posaçërisht për lëkurën që ka nevojë për hidratim intensiv dhe rikthimin e freskisë. Formula e saj përmban kompleksin N.M.F (Natural Moisturizing Factors), i cili ndihmon në ruajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës, së bashku me acidin hialuronik (Sodium Hyaluronate), që tërheq dhe mban ujin në lëkurë, duke e lënë atë më të hidratuar dhe të plotë. Në formulë gjenden gjithashtu Panthenol, Allantoin dhe Beta-Glucan, përbërës me veprim qetësues që ndihmojnë në reduktimin e ndjesisë së parehatisë dhe në ruajtjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Trehaloza dhe Betaine kontribuojnë në hidratimin afatgjatë, ndërsa kolagjeni i hidrolizuar ndihmon në përmirësimin e butësisë dhe pamjes së lëkurës. Ekstrakti i Witch Hazel plotëson formulën duke ndihmuar në kujdesin ndaj yndyrës së tepërt dhe pamjes së poreve. Pëlhura e maskës përshtatet mirë me konturet e fytyrës, duke mundësuar kontakt të mirë me lëkurën dhe shpërndarjen e esencës. Pas përdorimit, lëkura ndihet më e butë, më elastike dhe duket më e freskët, e lëmuar dhe e hidratuar. Ideale për: lëkurën e thatë, të dehidratuar dhe atë që ndihet e tendosur apo pa shkëlqim.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*27ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

N.M.F (Natural Moisturizing Factors), Acid Hialuronik (Sodium Hyaluronate), Panthenol, Allantoin, Beta-Glucan, Trehalose, Betaine, Kolagjen i Hidrolizuar, Witch Hazel

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycereth-26, Propylene Glycol, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Rosa Damascena (Rose) Flower Water, Fomes Officinalis (Mushroom) Extract, Sodium Hyaluronate, Betaine, Allantoin, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Seed Extract, Chondrus Crispus (Carrageenan), Dipotassium Glycyrrhizate, Tocopheryl Acetate, Trehalose, Ceramide 3, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Carbomer, Triethanolamine, Methylparaben, Propylparaben, Disodium EDTA, Adenosine, Fragrance, Lysine, Histidine, Arginine, Aspartic Acid, Threonine, Serine, Glutamic Acid, Prolin, Glycine, Alanine, Valine, Methionine, Isoleucine, Leucine, Tyrosine, Phenylalanine, Cysteine

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Shpërndani

400.00 ALL 120.00 ALL