MEDIHEAL N.M.F Aqua Hydrogel është një xhel hidratues shumëfunksional, i krijuar për të ofruar një shpërthim të menjëhershëm lagështie dhe freskie për lëkurën. I përforcuar me përbërës intensivisht hidratues si glicerina, pantenoli dhe alantoina, ky hidrogel ndihmon në ruajtjen e nivelit optimal të lagështisë duke i dhënë lëkurës një ndjesi të lehtë dhe të freskët. Formulimi i tij përfshin gjithashtu ekstrakte të fuqishme si ato nga gjethet e nenexhikut, ekstrakt i pemës së çajit dhe centella asiatica, të cilat ofrojnë një efekt ftohës dhe qetësues, duke reduktuar irritimet dhe duke e lënë lëkurën të hidratuar dhe të rigjallëruar. Ky produkt është i përshtatshëm për t’u përdorur në fytyrë, qafë dhe trup, duke e bërë një zgjidhje të përsosur për kujdesin gjithëpërfshirës të lëkurës. Ky krem ka formulë jokomedogjenike dhe është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artifical, vajra esencial.

*300ml

Mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, sa herë të jetë e nevojshme. Sugjerohet edhe pas ekspozimit në diell gjatë plazhit, dhe ta riaplikoni në zonat e nevojshme.

Përbërësit "magjik"

 glicerinë, pantenol, alantoinë,  gjethe nenexhiku, ekstrakt i pemës së çajit, centella asiatica,

Lista e plotë e përbërësve

Water, glycerin, denatured alcohol, 1,2-hexanediol, betaine, allantoin, panthenol, BG, octyldodecanol, hydrogenated lecithin, bifidobacterium culture lysate, centella asiatica extract, mint leaf extract, apple mint leaf extract, Green mint extract, lactobionic acid, ceramide NP, sodium hyaluronate, caprylyl glycol, madecassoside, PEG-60 hydrogenated castor oil, carbomer, TEA, EDTA-2Na, chlorphenesin, bergamot fruit oil, limonene, linalool

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

MEDIHEAL N.M.F Aqua Hydrogel

350 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI