MEDIHEAL Madecassoside Sun Stick Airy Fit

1,500.00 ALL 1,100.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 16 dhe Nentor 17.

Përshkrimi

MEDIHEAL Madecassoside Sun Stick Airy Fit SPF50+ PA++++ është një krem dielli në format stick, praktik dhe portativ, i krijuar për mbrojtje të përditshme nga rrezet UVA dhe UVB. Me SPF50+ PA++++, ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve të diellit, ndërsa formati kompakt mundëson riaplikim të lehtë gjatë ditës. Formula përmban Madecassoside dhe Centella Asiatica, të njohura për vetitë e tyre qetësuese, si dhe Panthenol, Squalane, Ceramide NP dhe disa forma të acidit hialuronik, që ndihmojnë në hidratimin dhe kujdesin ndaj barrierës së lëkurës. E pasuruar me Silica, ndihmon në përthithjen e yndyrës së tepërt dhe reduktimin e shkëlqimit, duke krijuar një përfundim mat dhe të butë. Tekstura e tij rrëshqet lehtësisht mbi lëkurë, pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë mikse dhe të yndyrshme, si dhe për këdo që preferon mbrojtje diellore me efekt mat dhe riaplikim praktik gjatë ditës.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Këshillë: Këtë krem mbrojtës ndaj diellit mund t'a përdorni edhe si primer para se të aplikoni makeup. Do të shikoni një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim!

*10gr

Përdorimi

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Madecassoside, Centella Asiatica, Panthenol, Squalane, Ceramide NP, acid hialuronik, Silica

Lista e plotë e përbërësve

Synthetic Wax, Caprylyl Methicone, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Dibutyl Adipate, Coco-Caprylate/Caprate, Isopropyl Palmitate, Silica, Butyloctyl Salicylate, Synthetic Fluorphlogopite, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Caprylyl Trimethicone, Ethylhexyl Palmitate, Ethylhexyl Triazone, Polysilicone-15, Microcrystalline Wax, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Bis-Behenyl/Isostearyl/Phytosteryl Dimer Dilinoleyl Dimer Dilinoleate, Camellia Japonica Seed Oil, Polyglyceryl- 4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Vinyl Dimethicone, (-)-alpha-bisabolol, Fragrance, Titanium Dioxide (CI 77891), Polyethylene, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Adenosine, Isododecane, Octyldodecanol, Madecassoside (200.9 ppm), Polyglyceryl-4 Isostearate, Isopropyl Titanium Triisostearate, Aluminum Hydroxide, Linalool, Hexyl Cinnamal, Benzyl Benzoate, Limonene, Centella Asiatica Extract, Water, Panthenol, Squalane, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Pentylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Cholesterol, Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Centella Asiatica Leaf Extract, Chitosan, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ceramide NP

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Shpërndani

1,500.00 ALL 1,100.00 ALL