MEDIHEAL Madecassoside Moisture Sun Serum SPF50+

2,100.00 ALL 1,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 16 dhe Nentor 17.

Përshkrimi

MEDIHEAL Madecassoside Moisture Sun Serum SPF50+ është një krem dielli me teksturë serumi, i krijuar për të ofruar mbrojtje të lartë nga rrezet UVA dhe UVB, duke kombinuar mbrojtjen diellore me hidratimin dhe kujdesin qetësues për lëkurën. Formula përmban Madecassoside dhe ekstrakt të Centella Asiatica, përbërës të njohur për vetitë e tyre qetësuese, si dhe Niacinamide, që ndihmon në përmirësimin e pamjes së tonit dhe uniformitetit të lëkurës. E pasuruar me disa forma të acidit hialuronik, Hydroxyethyl Urea dhe Biosaccharide Gum-1, ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe të ndjesisë së komfortit gjatë ditës. Tekstura e tij e lehtë përthithet shpejt, pa lënë shtresë të bardhë apo ndjesi ngjitëse, duke krijuar një përfundim të freskët dhe të padukshëm në lëkurë. Është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për këdo që kërkon mbrojtje diellore të kombinuar me hidratim dhe kujdes qetësues.

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: PEW, alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale etj.

*50ml

Përdorimi

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit

Përbërësit “magjik”

Madecassoside, ekstrakt të Centella Asiatica, niacinamide, Hydroxyethyl Urea, Biosaccharide Gum-1,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butyloctyl Salicylate, Benzotriazolyl Dodecyl p-Cresol, Propanediol, Ethylhexyl Methoxycrylene, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Niacinamide, Polymethylsilsesquioxane, Lauryl Dimethicone, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethyl Urea, Aminomethyl Propanol, C13-15 Isoalkane, Isododecane, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Behenyl Alcohol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Tripropylene Glycol, Vinyl Dimethicone, Dipropylene Glycol, Dimethiconol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyacrylic Acid, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Tromethamine, Polyether-1, Fragrance (Parfum), Ethylhexylglycerin, Sodium Stearoyl Glutamate, Sphingomonas Ferment Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Madecassoside, Sodium Hyaluronate, Biosaccharide Gum-1, Centella Asiatica Extract, Tocopherol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Asiaticoside

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Shpërndani

2,100.00 ALL 1,500.00 ALL