Nëse keni irritime në lëkurë dhe dëshironi ta minimizoni menjëherë, MEDIHEAL Madecassoside Essential Mask është zgjidhja e vetme ideale! Kjo maskë është e formuluar me 3 komplekse aktive të bimës centella asiatica. Kompleksi CICA 1 përmban të gjitha pjesët e gjethes, rrënjës dhe lules centella asiatica. Kompelski CICA 2 përmban  përbërësit e dobishëm të ekstraktuar të bimës centella asiatica, pa shkatërruar përbërësit e tjerë e domosdoshëm me metodën e ekstraktimit ultrasonic në temperaturë të ulët. Ndërsa kompleksi CICA 3 përmban Phytoalexin (resveratrol), një substancë për të mbrojtur bimët. Kombinimi i këtyre 3 komplekseve së bashku ka veti të fuqishme antioksiduese, antibakteriale dhe anti-inflamatore për lëkurën. Minimizojnë skuqjen apo irritimet e ndryshme duke forcuar barrierën mbrojtëse dhe premtuar një lëkurë të pastër, të shëndetshme dhe plot hidratim. Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*24ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

3 komplekse aktive të bimës centella asiatica (4-Centella Complex, 4-Teca Complex, Phytoalexin(Resveratrol))

Lista e plotë e përbërësve

Water, Niacinamide, Propanediol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Trehalose, Glycerin, Sodium Acrylic Acid/MA Copolymer, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Carbomer, Arginine, Octyldodeceth-16, Xanthan Gum, Caprylyl Glycol, Glycine, Glutamic Acid, Centella Asiatica Extract*, Madecassoside (10 ppm)#, Aspartic Acid, Anthemis Nobilis Flower Extract, Portulaca Oleracea Extract, Gluconolactone, Sodium Polyacrylate, Sodium Chloride, Resveratrol, Centella Asiatica Flower/Leaf/Stem Extract*, Centella Asiatica Leaf Extract*, Centella Asiatica Root Extract*, Saccharomyces Ferment, Histidine, Serine, Alanine, Threonine, Proline, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Asiaticoside,# Magnesium Chloride, Calcium Chloride, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Asiatic Acid#, Madecassic Acid#, Fragrance

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

 

MEDIHEAL Madecassoside Essential Mask

200 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI