-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL Hyper Collagen Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MEDIHEAL Hyper Collagen Mask është maska më e re, e formuluar posaçërisht për të ofruar një efekt të menjëhershëm lifting dhe rigjenerues, duke i dhuruar lëkurës freski, elasticitet dhe një pamje më të re që nga përdorimi i parë. E pasur me katër lloje kolagjeni, gjalpë shea ushqyes dhe glutathion me veti të fuqishme antioksiduese, kjo maskë ndihmon në forcimin, hidratimin dhe rigjenerimin intensiv të lëkurës. Falë përbërësve aktivë, maska redukton rrudhat dhe vijat e holla, përmirëson elasticitetin dhe rikthen shkëlqimin natyral të fytyrës. Materiali inovativ prej hydrogel përshtatet në mënyrë perfekte me formën e fytyrës, duke lejuar përthithjen maksimale të esencës dhe duke ofruar ndjesinë e një trajtimi profesional në kushte shtëpie. Pas përdorimit, lëkura ndihet e freskët, më e butë, më e tonifikuar dhe dukshëm më rinore.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*1 copë
*34gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 30 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
kolagjen, gjalp shea
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Cris-pus, Chondrus Crispus Powder, Hydroxyacetophenone, Cellulose Gum, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Caprylyl Glycol, Potassium Chloride, Jojoba Esters, Glyceryl Stearate, Sodium Polyacrylate, Collagen, Stearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Sorbitan Sesquioleate, Hydrogenated Polydecene, Sucrose, Ethylhexylglycerin, Sodium Stearoyl Glutamate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Wax, Adenosine, Butylene Glycol, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Trideceth-6, C11-13 Isoalkane, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Polyglycerin-3, Maltodextrin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, 1,2-Hexanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Co-ptis Japonica Root Extract, Glutathione, Hydrolyzed Collagen, Lycium Chinense Fruit Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Tocopherol, Hydrogenated Lecithin, Soluble Collagen, Glucose, Mannose, Collagen Extract, Disodium EDTA
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE