MEDIHEAL Hyaluronate Hydration Pad

2,500.00 ALL 1,600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 21 dhe Nentor 22.

Përshkrimi

MEDIHEAL Hyaluronate Hydration Pad është zgjedhja ideale për lëkurën e dehidratuar, të thatë dhe që ka nevojë për hidratim intensiv. Këta pad-sa janë të pasuruar me disa forma të Acidit Hialuronik, të cilat ndihmojnë në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë në lëkurë, duke i dhënë asaj një pamje më të plotë, të butë dhe elastike. Formula kombinon Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid dhe Sodium Acetylated Hyaluronate, të cilat ndihmojnë në hidratimin në nivele të ndryshme të sipërfaqes së lëkurës. Gjithashtu, përmban Glycerin, Betaine dhe Hydroxyethyl Urea, për të ndihmuar në ruajtjen e lagështisë dhe reduktimin e ndjesisë së tharjes dhe tendosjes. Allantoin dhe Beta-Glucan ndihmojnë në qetësimin e lëkurës. Falë materialit të butë në formë xheli dhe efektit freskues, këta pad-sa mund të përdoren si toner në rutinën e përditshme ose si mini-maskë hidratuese në zonat që kanë më shumë nevojë për kujdes. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht lëkurën e dehidratuar, të thatë dhe atë që përjeton ndjesi tendosjeje apo mungesë elasticiteti.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*100 tamponë pambuku

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Hialuronat Natriumi, Acid Hialuronik i Hidrolizuar, Hialuronat Natriumi i Acetiluar, Glicerinë, Betainë, Hidroksi etil ure, Alantoinë, Beta-Glukan, Squalane, PCA Natriumi

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Betaine, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Sorbitol, Hydroxyacetophenone, Hydroxyethyl Urea, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Octyldodeceth-16, Butylene Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Olive Fruit Oil, Citric Acid, Sodium Citrate, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Squalane, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Siberian Fir Oil, Sodium Dimethylsilanol Hyaluronate, Beta-Glucan, Sodium Acetylated Hyaluronate, Rosemary Leaf Oil, Clary Sage Oil, Roman Chamomile Flower Oil, Mexican Juniper Oil, Chamomile Flower Oil, Erythritol, Sodium PCA, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Glucose.

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Shpërndani

2,500.00 ALL 1,600.00 ALL