Nëse poret janë problematika që ju shqetëson në lëkurën tuaj, maska MEDIHEAL H.D.P Pore-Stamping Black Mask EX, do të kthehet në të preferuarën tuaj! Pëlhura e kësaj maske është e formuluar me pluhur të qymyrit i cili ndihmon në tkurrjen e poreve dhe mbajtjen në kontroll të sebumit të tepërt në lëkurë. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakte shumë të përqëndruar nga kërpudha quinine conk,  CICA (ekstrakt centella asiatica) dhe Sodium PCA do t'ju dhurojë qetësim të lëkurës duke ndihmuar në parandalimin e infeksionit me veti anti-mikrobike. Gjithashtu ekstrakti i frutit Punica Granatum (një lloj shege), ka përqindje të vitaminës C duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, ndërsa adenosine do t'ju ndihmojë në lëmimin e shenjave të moshës.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate etj.

*25ml
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt CICA (centella asiatica), Sodium PCA, pluhur qymyri, ekstrakti i frutit Punica Granatum (një lloj shege), adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propylene Glycol, Glycerin, Allantoin, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Punica granatum Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Wheat Amino Acids, Natto Gum, PEG-60 Hydrogenated Caster Oil, Adenosine, Sodium PCA, Butylene Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Fomes officinalis (Mushroom) Extract, Centella asiatica Extract, Mentha piperita (Peppermint) Leaf Extract, Oryza sativa (Rice) Extract, Trehalose, Xanthan Gum, Charcoal Powder, Disodium EDTA, Arginine, Carbomer, Hydroxyethylcellulose, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Usnea barbata (Lichen) Extract, 1,2-Hexanediol, Phenoxyethanol, Fragrance

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL H.D.P Pore-Stamping Black Mask EX. (1.pc)

400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI