Maska pëlhure janë një mënyrë e lehtë dhe efektive për t'i dhënë lëkurës tuaj një nxitje të menjëhershme dhe të madhe të vitaminave dhe lagështisë. Ato janë gjithashtu një mënyrë argëtuese për t'u çlodhur dhe përkëdhelur veten në shtëpi! MEDIHEAL Dermaplus Nature Factor Mask , janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në disa variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, hiperpigmentim, aknet, poret, sensitivitetin etj. 

Formulimi me Aloe, ndihmon në qetësimin e lëkurës së acaruar nga dëmtimi i diellit duke ulur temperaturën e lëkurës me efektin e saj freskues. 

Formulimi me Birch, ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, minimizimin e dukjes së poreve dhe shërimin e shpejtë të akneve, duke qetësuar dhe ato me inflamacion të lartë.

Formulimi me Cica, ndihmon në qetësimin e irritimeve si edhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës e cila krijon më shumë rezistencë ndaj agjentëve të jashtëm mjedisorë.

Formulimi me Heartleaf qetëson irritimin e lëkurës, dhe trajton intensivisht aknet duke mundësuar minimizimin e çdo inflamacioni.

Formulimi me Green Tangerine, ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe, atyre post-akne, dhe qukave.  

Formulimi i tyre është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial.

*22ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Aloe

Ekstrakt madecassoside, vitaminë C

Përbërësit "magjik"

Birch

lëng thupër

Përbërësit "magjik"

CICA

kompleksi Cica

Përbërësit "magjik"

Heartleaf 

ekstrakt Houttuynia Cordata (gjetheve në formë zemre),

Përbërësit "magjik"

Green Tangerine

 ekstrakt mandarine jeshile

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Betaine, Dipropylene Glycol, 1.2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-10 Laurate, Carbomer, Arginine, Allantoin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloy/dimethyl Taurate Copolymer, Ethylhexyglycerin, Disodium EDTA, Centella Asiatica Extract(111 ppm), Panthenol, Sorbitan (sostearate, Myrtus Communis Oil, Houttuynia Cordata Extract, Melaleuca Alterifolia Leaf Extract. Salvia Officinalis (Sage) Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Artemisia Capillaris Extract, Hamamelis Virginiana Witch Hazel) Extract, Zinc Oxide, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Phosphatidyicholine, Hydroxy-propyltrimonium Hyaluronate, Sucrose Stearate, Azulene, Cetearyl Alcohol, Madecassoside, Asiaticoside Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Asiatic Acid, Madecassic Acid,

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.





 

MEDIHEAL Dermaplus Nature Factor Mask

70 ALL 200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI