MEDIHEAL Derma Modeling Pack Collagen Firming është formuluar për të siguruar një përvojë të personalizuar dhe efektive në kujdesin e lëkurës. Kjo maskë ushqen lëkurën intensivisht me lagështi, ndihmon në reduktimin e pamjes së rrudhave dhe siguron një hidratim të thellë për një lëkurë më të butë dhe të shëndetshme. Paketimi përmban një ampulë të fuqishme dhe një maskë pluhur, të cilat mund të përgatiten lehtësisht në shtëpi. E formuluar me 7 lloje kolagjeni të hidrolizuar dhe kompleks kolagjeni liposome me 5 shtresa, ky kombinim punon në mënyrë të harmonizuar për të rikthyer qëndrueshmërinë dhe vitalitetin e lëkurës. Ndërkohë, pluhuri, kur përzihet dhe aplikohet, formon një shtresë të fortë dhe të ngjitshme, duke ofruar një efekt ftohës dhe qetësues për lëkurën. Zgjidhja perfekte për ata që kërkojnë një rutinë kujdesi me rezultate të dukshme dhe një përvojë relaksuese që ushqen dhe rivitalizon lëkurën. Të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive. Ky produkt është jokomodogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*28g

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin aplikoni ampulën që ndodhet në paketim.

Përzieni pluhurin e maskës me ujë të ftohtë deri sa të formohet një masë kremoze.

Më pas, aplikoni maskën në fytyrë duke shmangur zonën e syve dhe buzëve, dhe lëreni për 15-20 minuta që të forcohet. Kur maska të jetë tharë plotësisht, hiqeni butësisht duke filluar nga skajet dhe pastroni mbetjet me ujë të ngrohtë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

7 lloje kolagjeni të hidrolizuar, kompleks kolagjeni liposom

Mediheal Derma Ampoule [Collagen]

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, ​Triethylhexanoin, Glyceryl Stearate, 1,2-Hexanediol, Arginine, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Acrylates/​C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Carbomer, Xanthan Gum, ​Ethylhexylglycerin, Mentha Arvensis Leaf Oil, Palmitic Acid, Stearic Acid, Adenosine, Polyglyceryl-10 Laurate, Barosma Betulina Leaf Extract, Disodium EDTA, Polyglyceryl-4 Laurate, Rosa Damascena Flower Water, Pantolactone, Cyperus Rotundus Root Extracthydrolyzed Colagen, Perilla Frutescens Leaf Extract, Taraxacum Officinale (Dandelion) Rhizome/​Root Extract, Panthenol, Pantothenic Acid, Caprylic/​Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Phytosterols, Acetyl Hexapeptide-8, Collagen, Hydrolyzed Elastin, Hydrolyzed Extensin, Ceramide NP

Mediheal Derma Modeling Powder [Collagen]

Lista e plotë e përbërësve

Diatomaceous Earth, Glucose, Algin, Calcium Sulfate, Kaolin, Trehalose, Betaine, Xylitol, Aqua, Panthenol, Sodium Benzoate, Hydrolyzed Collagen, Sodium Dehydroacetate, Allantoin, Sodium Hyaluronate, Rosa Damascena Flower Water, Rosa Centifolia Flower Water, Monascus Extract, Tetrasodium Pyrophosphate, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Dextrin, Butylene Glycol, Calendula Officinalis Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Rose Extract, Propolis Extract, Pearl Extract, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Honey Extract

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Derma Modeling Pack Collagen Firming

550 ALL 700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI