-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL Derma Layer Foot Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Këmbët janë ndër zonat që përballen më shpesh me tharje, ashpërsi dhe trashje të lëkurës për shkak të presionit të përditshëm, ecjes dhe ekspozimit ndaj faktorëve të jashtëm. MEDIHEAL Derma Layer Foot Mask është një trajtim intensiv në formë çorapesh që ndihmon në hidratimin, zbutjen dhe rigjallërimin e lëkurës së këmbëve, duke ofruar kujdes profesional në komoditetin e shtëpisë. Maska është e prodhuar nga një material premium me bazë celuloze, i cili përshtatet në mënyrë të rehatshme me formën e këmbëve dhe ndihmon në shpërndarjen uniforme të esencës ushqyese. Formula e pasur përmban një kompleks me Ceramide dhe ekstrakte bimore si Livando, Rozmarinë, Kamomil, Tea Tree dhe Mente, të cilat ndihmojnë në ushqimin dhe qetësimin e lëkurës. Falë kombinimit të Urea-s dhe Acidit Laktik, maska ndihmon në eksfolimin e butë të qelizave të vdekura dhe në zbutjen e zonave të ashpra dhe të fortësuara. Ndërkohë, ekstraktet e frutave si molla, papaja, rrushi dhe kumbulla ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe freskisë së lëkurës. Pas përdorimit, këmbët ndihen dukshëm më të buta, më të lëmuara dhe më të hidratuara.
Këto maska rekomandohen të përdoren nga ata këta persona që:
- kanë kallo të ashpra;
- e ndjejnë lëkurën e këmbës shumë të thatë;
- duan të tregojnë kujdes të këmbëve në kushte shtëpie;
- kanë djersitje të shpeshtë dhe aromë të pakëndshme;
- kanë themrat e çara dhe plasaritura;
-duan trajtim pedikyr në kushte shtëpie;
Formula e tij është patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*18ml
Pasi të keni larë këmbët tuaja, vendosni qeset përkatëse dhe më pas lidhini. Mbajini ato për rreth 20-30 minuta. Hiqni qeset, dhe shpëlani këmbët me ujë të vakat.
Përbërësit "magjik"
Ceramide, ekstrakte bimore si Livando, Rozmarinë, Kamomil, Tea Tree, Mente, Urea, Acid Laktik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Propylene Glycol, Palmitic Acid, Dimethicone, Sorbitan Sesquioleate, Stearic Acid, Arginine, Carbomer, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Hydrogenated Coconut Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Ilcium Verum (Anise) Fruit Extract, Disodium EDTA, Argania Spinosa Kernel Oil, Urea, Tocopheryl Acetate, Propanediol, Myristic Acid. Hydrolyzed Keratin, Arachidic Acid, Prunus Mume Fruit Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Betaine, Ceramide NP, Oleic Acid, Panthenol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Benzy Glycol, Lactic Acid, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Sodium Hyaluronate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Anthemis Nobilis Flower Extract, Melaleuca Alterifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Ethylhexy/glycerin, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Raspberry Ketone, Hydroxypropytrimonium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Fragrance, Benzyl Benzoate, Limonene
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













