MEDIHEAL Derma Cream Pack Cleanser Rose PDRN (Pore Firming)

2,000.00 ALL 1,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.

Përshkrimi

MEDIHEAL Derma Cream Pack Cleanser Rose PDRN (Pore Firming) është një pastrues 2-në-1 që kombinon funksionin e një maske trajtë kremi dhe një shkume pastruese. Ky pastrues ndihmon në largimin e papastërtive, yndyrës së tepërt, mbetjeve të SPF-së dhe papastërtive të grumbulluara në pore, duke e lënë lëkurën të pastër, të butë dhe me një pamje më të lëmuar. Formula kremoze ngjitet në lëkurë si një maskë e shpejtë, duke ndihmuar në zbutjen e papastërtive brenda poreve, ndërsa në kontakt me ujin shndërrohet në një shkumë të butë pastruese. Formula është e pasur me Rose PDRN (Polydeoxyribonucleotide me origjinë bimore nga trëndafili), një përbërës i njohur për ndihmën që ofron në përmirësimin e elasticitetit dhe vitalitetit të lëkurës. Gjithashtu përmban Niacinamide, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Madecassoside dhe Centella Asiatica, të cilët ndihmojnë në hidratimin e lëkurës, forcimin e barrierës mbrojtëse, qetësimin e irritimeve dhe përmirësimin e pamjes së poreve. Pastrimi është i thellë, por pa krijuar ndjesi tharjeje ose tendosjeje në lëkurë. I përshtatshëm për: lëkurë normale, të kombinuar dhe me yndyrë, veçanërisht për ata që shqetësohen nga poret e dukshme, humbja e elasticitetit dhe tekstura e pabarabartë e lëkurës. Falë përbërësve hidratues dhe qetësues, mund të përdoret edhe nga lëkura e ndjeshme që kërkon pastrim efektiv pa irritim.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.

*120gr

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Rose PDRN, Niacinamide, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Centella Asiatica,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Myristic Acid, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Palmitic Acid, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Butylene Glycol, Cocamidopropyl Betaine, Niacinamide, Panthenol, Madecassoside, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, 1,2-Hexanediol, Carbomer, Disodium EDTA, Sodium Chloride, Fragrance.

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Shpërndani