-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL Derma Cream Pack Cleanser Madecassoside (Calming Barrier)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MEDIHEAL Derma Cream Pack Cleanser Madecassoside (Calming Barrier) është një pastrues multifunksional 2-në-1 që kombinon përfitimet e një maske trajtë kremi dhe të një larësi. Ky pastrues ndihmon në largimin e papastërtive, yndyrës së tepërt, mbetjeve të SPF-së dhe grimcave të ndotjes, ndërsa njëkohësisht qetëson lëkurën dhe mbështet funksionin e barrierës mbrojtëse të saj. Formula e tij kremoze transformohet në një shkumë të butë gjatë kontaktit me ujin, duke pastruar lëkurën pa e tharë ose irrituar. Formula përmban rreth 76% përbërës me veprim kujdesës për lëkurën, ku spikasin Madecassoside dhe Centella Asiatica (Cica), të njohura për vetitë e tyre qetësuese dhe forcuese të barrierës së lëkurës. Gjithashtu është e pasuruar me Panthenol, Niacinamide, Sodium Hyaluronate dhe Allantoin, të cilët ndihmojnë në hidratimin, reduktimin e skuqjeve dhe ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës gjatë pastrimit. I përshtatshëm për: lëkurë të ndjeshme, të thatë, normale dhe të kombinuar, veçanërisht për lëkurë me skuqje, irritime ose barrierë të dëmtuar që ka nevojë për pastrim të butë dhe efekt qetësues. Mund të përdoret gjithashtu nga lëkura me tendencë akneike falë formulës së testuar si jo-komedogjene
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.
*120gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit "magjik"
Madecassoside, Centella Asiatica (Cica), Panthenol, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Allantoin,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Myristic Acid, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Palmitic Acid, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Butylene Glycol, Cocamidopropyl Betaine, Niacinamide, Panthenol, Madecassoside, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, 1,2-Hexanediol, Carbomer, Disodium EDTA, Sodium Chloride, Fragrance.
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













