MEDIHEAL Derma Clear Teatree Trouble Spot Patch është një trajtim topik (lokal) për luftimin e akneve, duke ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe efektive për një lëkurë më të pastër. Ky produkt inovativ vjen me ngjitëse në përmasa të ndryshme, të përshtatura për çdo zonë problematike. Pasi vendosen në lëkurë, këto ngjitëse përshpejtojnë procesin natyral të shërimit, duke ndihmuar në pastrimin e infeksionit dhe eliminimin e baktereve që shkaktojnë akne. Falë përmbajtjes të pemës së çajit (Tea tree), i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore, ky trajtim qetëson irritimet dhe ndihmon në reduktimin e skuqjes. Për më tepër, acid salicilik i përfshirë ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe parandalimin e bllokimit të poreve. Mund t’i përdorni me lehtësi edhe gjatë ditës sepse nuk lëvizin dhe nuk do t’ju shkaktojnë aspak bezdi.
Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.
*132 ngjitëse 12mm*72ea / 10mm*60ea
Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Mbajeni gjatë gjumit dhe hiqeni në mëngjes
Lista e plotë e përbërësve
Cellulose Gum, Styrene/Isoprene Copolymer, Polyisobutene, Glyceryl Rosinate, Paraffinum Liquidum, Salicylic Acid, Water, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Lactobacillus Ferment, Hydrogenated Lecithin, Glycerin, 1,2-Hexanediol.
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.