-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL Derma 365 Teatree Calming Moisture Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Kur lëkura është e irrituar, e skuqur ose e ekspozuar ndaj faktorëve që shkaktojnë ndjeshmëri, një maskë qetësuese mund të bëjë një ndryshim të menjëhershëm. MEDIHEAL Derma 365 Teatree Calming Moisture Mask është krijuar për të hidratuar dhe qetësuar lëkurën, duke ndihmuar në reduktimin e skuqjes së saj. Formula e saj është e pasur me Tea Tree, një përbërës i njohur për vetitë e tij pastruese dhe qetësuese, i cili ndihmon në ekuilibrimin e lëkurës dhe në minimizimin e shqetësimeve të shkaktuara nga yndyra e tepërt ose irritimet e jashtme. Së bashku me përbërës hidratues si panthenol, acid hialuronik, allantoinë, glicerinë, maska ndihmon në ruajtjen e lagështisë së lëkurës dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse, duke e lënë fytyrën të freskët, të butë dhe të hidratuar. Materiali i maskës përshtatet në mënyrë optimale me konturet e fytyrës për të siguruar shpërndarje të njëtrajtshme të esencës dhe përthithje efektive të përbërësve aktivë. Pas përdorimit, lëkura duket më e qetë, më e balancuar dhe me një pamje më të shëndetshme. Kjo maskë është veçanërisht e përshtatshme për lëkurë mikse, të yndyrshme, sensitive ose me tendencë ndaj akneve, por mund të përdoret nga çdo tip lëkure që ka nevojë për qetësim dhe hidratim.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*30 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt Tea Tree, Panthenol, Acid Hialuronik, Allantoinë, Glicerinë.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, 12-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Arginine, Carbomer, Aminobutyric Acid, Betaine, Trehalose, Polyglycery 10 Laurate, Propanediol, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Disodium EDTA, Melaleuca Altermifolia (Tea Tree Leaf Oil, Butylene Glycol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Pantolactone, Hydrogenated Lecithin, Lactobacillus Ferment, Cyperus Rotundus Root Extract, Panthenol, Pantothenic Acid, Centella Asietica Leaf Extract 4-Terpineol, Kunzea Ericoides Leaf Extract, Leptospermum Petersonil Oil, Melaleuca Alterifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Melaleuca Altemifolia (Tea Tree) Leaf Water, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Flower/Leaf/Stem Extract, Sodium DNA, Terpineol, Ceramide NP, Houttuynia Cordata Extract
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













