MEDIHEAL Derma 365 PDRN Lifting Mask

2,600.00 ALL 1,900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.

Përshkrimi

Maskat pëlhurë janë një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për t’i ofruar lëkurës një trajtim intensiv që përmirëson pamjen dhe vitalitetin e saj në vetëm pak minuta. MEDIHEAL Derma 365 PDRN Lifting Mask është krijuar për të ndihmuar në përmirësimin e elasticitetit, fortësisë dhe pamjes së përgjithshme të lëkurës, duke i dhënë asaj një ndjesi sa më të tendosur. Formula e saj është e pasur me PDRN (Polydeoxyribonucleotide), një përbërës i njohur për aftësinë e tij për të mbështetur rigjenerimin e lëkurës dhe për të përmirësuar pamjen e saj të lodhur apo pa jetë. Në kombinim me përbërës si Kolagjen, Acid Hialuronik, Panthenol dhe Ceramide, maska ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e elasticitetit. Esenca e pasur përthithet lehtësisht, duke e lënë lëkurën të ushqyer, më të butë dhe me një shkëlqim të shëndetshëm. Materiali i maskës përshtatet në mënyrë optimale me fytyrën për të siguruar kontakt të plotë me lëkurën dhe shpërndarje efektive të përbërësve aktivë. Pas përdorimit, lëkura duket më e freskët, më elastike dhe me një pamje më të tendosur. Kjo maskë është veçanërisht e përshtatshme për çdo lëkurë që ka humbur elasticitetin dhe ka nevojë për kujdes rigjenerues dhe efekt lifting.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*30 copë 

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

PDRN (Polideoksiribonukleotid), Kolagjen, Acid Hialuronik, Panthenol, Ceramide.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Niacinamide, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Caprylic/Capric Triglyceride, Diglycerin, Arginine, Carbomer, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Adenosine, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-4 Laurate, Trehalose, Rosa Multiflora Flower Water, Styrene/Acrylates Copolymer, Gardenia Florida Flower Extract, Capsicum Annuum Leaf Extract, Ribes Nigrum Seed Extract, Stone Bean Extract, Sodium Hyaluronate, Pantolactone, Pinus Pinaster Bark Extract, Glyceryl Glucoside, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Sodium Lauryl Sulfate, Tremella Fuciformis Polysaccharide, Rosa Damascena Flower Extract, Chamomilla Recutita Flower Extract, Camellia Sinensis Flower Extract, Chrysanthemum Indicum Extract, Melilotus Officinalis Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Hibiscus Syriacus Flower Extract, Lavandula Angustifolia Flower Extract, Oenothera Biennis Flower Extract, Viola Odorata Flower Extract, Panthenol, Pantothenic Acid, Sodium DNA (PDRN), Ulmus Davidiana Root Extract, Azulene, Beta-Glucan, Ectoin, Gluconolactone, Retinol, Squalane, Hydrogenated Polyisobutene

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Shpërndani

2,600.00 ALL 1,900.00 ALL