-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL Derma 365 Madecassoside Blemish Repair Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Maskat pëlhurë janë zgjidhja ideale kur lëkura ka nevojë për qetësim të menjëhershëm dhe kujdes të përqendruar. MEDIHEAL Derma 365 Madecassoside Blemish Repair Mask është krijuar posaçërisht për të ndihmuar lëkurën e irrituar, me skuqje ose me shenja pas akneve, duke i ofruar asaj hidratim dhe mbështetje për riparimin e barrierës mbrojtëse. Formula e saj përmban Madecassoside, një përbërës aktiv i nxjerrë nga Centella Asiatica, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe rigjeneruese.Materiali i maskës ngjitet në mënyrë optimale në fytyrë për të siguruar shpërndarje të njëtrajtshme të esencës dhe përthithje maksimale të përbërësve aktivë. Pas përdorimit, lëkura duket më e qetë, më e hidratuar dhe me një ton më të njëtrajtshëm. Kjo maskë është veçanërisht e përshtatshme për lëkurë sensitive, me tendencë akneike, me skuqje ose me shenja pas akneve, por mund të përdoret nga të gjitha tipet e lëkurës që kanë nevojë për qetësim dhe hidratim.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*30 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
Madecassoside, Centella Asiatica, Panthenol, Acid Hialuronik, Allantoinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Glycereth-26, Dipropylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Arginine, Carbomer, Styrene/ Acrylates Copolymer, Xanthan Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Sodium Hyaluronate, Disodium EDTA, Polyglyceryl-4 Laurate, Juniperus Virginiana Oil, Hydrogenated Lecithin, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Butylene Glycol, Rosa Damascena Flower Water, Pogostemon Cablin Oil, Iris Florentina Root Extract, Sodium Lauryl Sulfate, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Artemisia Vulgaris Oil, Pantolactone, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Flower/Leaf/Stem Extract, Glyceryl Glucoside, Madecassoside, Cyperus Rotundus Root Extract, Asiaticoside, Tremella Fuciformis Polysaccharide, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Panthenol, Pantothenic Acid, Sodium DNA, Ceramide NP, Chamaecyparis Obtusa Water, Saponins
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













