MEDIHEAL Collagen Firming Volume Serum

2,200.00 ALL 1,600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

MEDIHEAL Collagen Firming Volume Serum është një serum i formuluar posaçërisht për të rikthyer elasticitetin, volumin dhe hidratimin e lëkurës që pas përdorimit të parë. Me teknologji të avancuar koreane dhe përbërës aktivë të përqendruar, ky serum ofron një trajtim të plotë kundër humbjes së kolagjenit dhe rrudhave të para, duke vepruar në thellësi, deri në shtresën e dhjetë të epidermës. Formula përmban kolagjen të përpunuar në grimca ultra të imta, 35,000 herë më të vogla se një pore, gjë që i mundëson atij të depërtojë më shpejt dhe më thellë në lëkurë, duke ndihmuar në forcimin e barrierës së lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit në nivele të dukshme. Përveç kolagjenit, serumi përmban retinol të pastër, të kapsuluar në kolagjen, një formulim inovativ që ul ndjeshëm rrezikun e irritimit, por rrit efektivitetin në rinovimin e qelizave dhe në lëmimin e linjave të holla. Kjo teknologji e kapsulimit ndihmon në shpërndarjen graduale të retinolit në lëkurë, duke e bërë produktin të përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme. Tekstura e serumit është e plotë, por përthithet shumë shpejt, pa lënë ndjesi ngjitëse. Pas përdorimit, lëkura ndjehet e butë, më e fortë dhe me një shkëlqim natyral. Për më tepër, produkti është testuar dermatologjikisht në Gjermani dhe ka marrë vlerësimin më të lartë “Excellent” për tolerancën ndaj lëkurës, duke qenë i sigurt edhe për lëkurën shumë sensitive. Ky serum është ideal për këdo që kërkon të ruajë rininë e lëkurës, të forcojë elasticitetin, të shtojë volum në zonat ku lëkura është bërë më e hollë dhe të përmirësojë në mënyrë të përgjithshme pamjen dhe shëndetin e saj. 

Formula e tij është jokomedogjenike, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, ngjyrues artificial.

*40ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mbrëmje. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

 kolagjen, retinol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Squalane, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Dipentaerythrityl Hexa C5-9 Acid Esters, Hydrolyzed Extensin, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylic/Capric Triglyceride, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Tromethamine, Xanthan Gum, Sodium Dilauramidoglutamide Lysine, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Methylpropanediol, Polyglyceryl-10 Oleate, Sodium Phytate, Melia
Azadirachta Flower Extract, Citronellol, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Dextrin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Ceramide NP, Linalool, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Paeonia Suffruticosa
Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Geraniol, Glyceryl Stearate Citrate, Beta-Glucan, Retinol, Palmitoyl Tripeptide-5, Glucosylrutin, Tocopherol, Behenic Acid, Cholesterol, Phytosphingosine

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

 

Reviews

Shpërndani

2,200.00 ALL 1,600.00 ALL