MEDIHEAL Collagen Ampoule Pad është një produkt inovativ, i formulur posaçërisht për të luftuar shenjat e moshës dhe rrudhat e thella. Formulimi i tij unik, i pasuruar me kompleksin CollagenFactor™️, ofron një ndihmë të fuqishme në rikuperimin dhe rigjenerimin e lëkurës, gjithashtu depërton në të gjitha shtresat e lëkurës, duke stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit. Ky proces është thelbësor për të adresuar shenjat e moshës dhe për të rritur elasticitetin e lëkurës, duke i dhënë lëkurës një pamje më të rinovuar dhe të shëndetshme. Nga ana tjetër, përbërësit si keramide dhe proteinë e nxjerrë nga qumështi ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe furnizimin e vazhdueshëm të saj me hidratim. Këto tamponë pambuku janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, duke përfshirë edhe ato sensitive, duke i bërë ato një zgjedhje ideale për çdo rutinë të kujdesit të lëkurës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*100 tamponë pambuku

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

CollagenFactor™️, kolagjen, proteinë qumështi

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Glycereth-26, 1,2- Hexanediol, Diphenyl Dimethicone, Triethylhexanoin, Betaine, Hydroxyacetophenone, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Oleate, Hydroxyethyl Urea, Dipotassium Glycyrrhizate, Sodium Citrate, Allantoin, Octyldodeceth-16, Xanthan Gum, Hydroxyethylcellulose, Collagen Extract, Adenosine, Citric Acid, Disodium EDTA, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Butylene Glycol, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Juniperus Mexicana Oil, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Lactobacillus Ferment, Ceramide NP, Milk Protein Extract, Caprylyl Glycol, Tripeptide- 1, Acetyl Hexapeptide- 8. Copper Tripeptide- 1, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Collagen Ampoule Pad

2,000 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI