-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL Bamboo Charcoal 4D Black Mask Sheet
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 16 dhe Nentor 17.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MEDIHEAL Bamboo Charcoal 4D Black Mask Sheet është një maskë fytyre me pëlhurë prej qymyri bambuje, e krijuar për të hidratuar, rigjallëruar dhe përmirësuar pamjen e lëkurës. Formula përmban ekstrakt bambuje, i cili ndihmon në freskimin dhe përmirësimin e butësisë së lëkurës, ndërsa qymyri i bambusë ndihmon në përthithjen e yndyrës së tepërt dhe largimin e papastërtive sipërfaqësore. Panthenol, acidi hialuronik dhe Betaine kontribuojnë në hidratimin dhe ruajtjen e lagështisë, ndërsa Allantoin dhe Dipotassium Glycyrrhizate ndihmojnë në qetësimin e lëkurës. Formula pasurohet gjithashtu me 10 ekstrakte nga përbërës të zinj, si algat, orizi i zi, susami i zi, boronica dhe rrushi, të cilat ofrojnë veti antioksiduese. Pas përdorimit, lëkura ndihet më e freskët, e butë dhe e hidratuar, me një pamje më vitale dhe elastike. E përshtatshme për: të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e lodhur, pa shkëlqim dhe me yndyrë të tepërt.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*1 copë
*25ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Qymyr bambuje, Ekstrakt bambuje, Panthenol, Acid Hialuronik, Betaine, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Ekstrakt algash, Ekstrakt orizi të zi, Ekstrakt susami të zi, Ekstrakt boronice, Ekstrakt rrushi.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Bambusa Vulgaris Extract, Panthenol, Bambusa Arundinacea Juice, Bambusa Vulgaris Water, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Laminaria Japonica Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Arginine, Tocopherol, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Salvia Hispanica Seed Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Leaf Extract, Charcoal Powder, Butylene Glycol, Betaine, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-10 Laurate, Allantoin, Caprylyl Glycol, Carbomer, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Tromethamine, Xanthan Gum, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Myristate, Ethylhexylglycerin, Sodium Phytate, Fragrance.
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









