MEDICUBE Triple Collagen Serum 4.0

2,500.00 ALL 1,900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 26 dhe Prill 27.

MEDICUBE Triple Collagen Serum 4.0 është një serum intensiv për kujdesin e lëkurës, i fokusuar në përmirësimin e elasticitetit, hidratimit dhe tonalitetit të saj. I formuluar me kompleksin inovativ Triple Collagen, ky serum përmban tre lloje kolagjeni: kolagjen të hidrolizuar, që përthithet lehtësisht nga lëkura; atelo-kolagjen, i njohur për efektin e tij në përmirësimin e teksturës së lëkurës; dhe kolagjen të tretshëm, që ndihmon në rritjen e elasticitetit dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës. Ky kombinim i fuqishëm synon rikthimin e vitalitetit të lëkurës, duke e bërë atë të duket më rinore dhe më e freskët. Përveç kolagjenit, serumi është i pasur edhe me përbërës shtesë me veti të njohura për kujdesin ndaj lëkurës: Acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, që siguron një hidratim të thellë dhe të menjëhershëm, duke depërtuar në shtresat më të thella të lëkurës dhe duke parandaluar tharjen; Adenozinë, që ndihmon në reduktimin e vijave të imëta dhe rrudhave; si dhe Niacinamide, e cila përmirëson tonin e pabarabartë të lëkurës dhe i jep asaj një pamje më të ndriçuar. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, ky serum është ideal për këdo që kërkon një rutinë efikase për të rikthyer freskinë, elasticitetin dhe shkëlqimin natyral të lëkurës.

Këshillë: Për një efekt më natyral dhe rrezatues, përziejeni produktin me një bazë kozmetike si fondatina apo BB cream. 

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. 

*55ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, hapni  dhe shtypni pompën për të aplikuar një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

kolagjen të hidrolizuar, atelo-kolagjen, kolagjen të tretshëm, acid hialuronik, adenozinë, niacinamide,

Lista e plotë e përbërësve

Aqua, Glycerin, Butylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, 1.2-Hexanediol, Alcohol Denat, Niacinamide, Glycereth-26, Adenosine, Hydrolyzed Collagen, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Soluble Collagen, Collagen Extract, Atelocollagen, Propandiol, Cyclopentasiloxane, Trehalose, Carbomer, Cetearyl Olivate, Tromethamine, Cyclohexasiloxane, Sorbitan Olivate, Ethylhexylglycerin, Disodiumedta, Dimethicone, Fragrance

MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.

 

Customer Reviews

Based on 2 reviews Write a review

Shpërndani

2,500.00 ALL 1,900.00 ALL