-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDICUBE Rosemary PDRN Hair & Scalp Conditioner
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 31 dhe Gusht 01.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Përveç pastrimit të kujdesshëm, skalpi dhe flokët kërkojnë një ushqyerje të thellë rigjeneruese për të forcuar rrënjën dhe për të parandaluar këputjen apo rënien e tyre, ndaj kanë nevojë për përdorimin e trajtuesve me përbërës të avancuar shkencorë. MEDICUBE Rosemary PDRN Hair & Scalp Conditioner, është një zbutës (conditioner) i formuluar që mund të aplikohet me siguri të plotë si në skalp ashtu edhe në gjatësinë e flokëve, duke ofruar një përkujdesje me efekt fortësues, hidratues dhe volumizues. Ky produkt përmban kombinimin e fuqishëm të Ekstraktit të Rozmarinës, që stimulon qarkullimin e gjakut dhe freskon skalpin, me PDRN, një përbërës rigjenerues që ushqen folikulat e fjetura dhe përmirëson elasticitetin e fijeve të flokut. Gjithashtu, formula përmban Peptide, Biotinë dhe vajra ushqyes natyralë që zbutin flokët e ashpër, lehtësojnë krehjen dhe mbrojnë barrierën e skalpit pa bllokuar poret apo pa i rënduar flokët. Me një teksturë kremoze e freskuese me aromë natyrale rozmarine, ky zbutës është ideal për përdorim të përditshëm nga të gjitha llojet e flokëve, veçanërisht ato të holluar, të dëmtuar apo me prirje për rënie.
*250ml
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Lëreni 2-3 minuta dhe shpëlajni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
PDRN, Ekstrakt Rozmarine, Peptide, Biotinë
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua/Eau), Cetearyl Alcohol, PPG-3 Benzyl Ether Myristate, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Alcohol, Octyldodecyl Ricinoleate, Quaternium-91, Cetrimonium Chloride, Divinyldimethicone/Dimethicone Copolymer, Behentrimonium Chloride, Glycerin, Isododecane, Cetyl Esters, Bis-Aminopropyl Diglycol Dimaleate, Panthenol, Phospholipids, Dimethicone PEG-7 Isostearate, Hydroxypropyl Guar, Glycine Soya (Soybean) Oil, PEG-45M, PEG-7 Amodimethicone, Amodimethicone, C12-13 Pareth-23, C12-13 Pareth-3, Disodium EDTA, Polysilicone-15, Camellia Sinensis Seed Oil, C11-15 Pareth-7, Sodium Polyaspartate, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Crambe Abyssinica Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Laureth-9, Trideceth-12, Butylene Glycol, Citric Acid, Ahnfeltiopsis Concinna Extract, Silica, Acetic Acid, Etidronic Acid, Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Propylene Glycol, Sodium Acetate, PEG-4 Laurate, PEG-4 Dilaurate, BHT, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, PEG-4, Pseudozyma Epicola/Camellia Sinensis Seed Oil Ferment Extract Filtrate, Pseudozyma Epicola/Argania Spinosa Kernel Oil Ferment Extract Filtrate, Tocopheryl Linoleate/Oleate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Quaternium-95, Propanediol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Extract, PEG-8, Punica Granatum Extract, Morinda Citrifolia Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, PEG-8/SMDI Copolymer, Palmitoyl Myristyl Serinate, Sodium Polyacrylate, Tocopherol, Biotin, Phenoxyethanol, Chlorphenesin, Sodium Dehydroacetate, Iodopropynyl Butylcarbamate, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Fragrance (Parfum), Citral, Hexyl Cinnamal, Limonene
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE











