-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Volume Multi Balm
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Volume Multi Balm është një balm në formë stick-u i krijuar për t’i dhënë lëkurës hidratim dhe shkëlqim të menjëhershëm, veçanërisht në zonat ku lëkura duket e thatë, e dehidratuar ose me vija të holla. Formula kombinon PDRN, kolagjen dhe peptide, të cilët ndihmojnë në kujdesin ndaj elasticitetit dhe pamjes së teksturës së lëkurës, ndërsa përbërësit hidratues ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe butësisë. Tekstura balm shkrihet lehtësisht gjatë aplikimit dhe krijon një shtresë hidratuese mbi lëkurë, duke i dhënë një efekt të menjëhershëm glowy dhe plump. PDRN dhe kolagjeni plotësojnë kujdesin për një pamje më elastike dhe të lëmuar, ndërsa përbërësit ushqyes ndihmojnë që lëkura të ndihet më e butë dhe më e hidratuar. Falë formatit stick, është shumë praktik për riaplikim gjatë ditës dhe mund të përdoret në zona si konturi i syve, balli, rreth buzëve, mollëzat dhe qafa, sa herë që lëkura ka nevojë për hidratim ose një dozë shtesë shkëlqimi. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe të dehidratuar, si dhe për ata që kërkojnë një produkt të shpejtë për të rifreskuar pamjen e lëkurës gjatë ditës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë ndryshim të konsitencës në pjesën e sipërme të tij, por kjo nuk ndikon aspak në cilësinë e produktit.
*10gr
Aplikojeni butësisht në zonën rreth syve, vijat e mimikës te balli, anash buzëve, mjekrës, midis vetullave etj. Mund t'a aplikoni para ose pasi të kryeni makeup.
Gjithashtu këtë balm mund t'a aplikoni mbi buzë në rast se i ndjeni të thata, në faqe duke krijuar një efekt shkëlqyes (highlight), mbi majat dyshe të flokëve të dëmtuar.
Përbërësit "magjik"
PDRN, Kolagjen, Volufiline, NAD/NMN/ATP, Caffeine, Retinol, Peptide, Acid Hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Synthetic Wax, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Diisostearyl Malate, Microcrystalline Wax, Hydrogenated Polyisobutene, Octyldodecanol, Caprylic/Capric Triglyceride, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Silica Dimethyl Silylate, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Bisabolol, Butylene Glycol, Polyglyceryl-2 Oleate, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Adenosine, Sodium DNA, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Rosa Damascena Flower Oil, Tocopherol, Water, Caffeine, Collagen, Hippophae Rhamnoides Oil, Sodium Hyaluronate, Glycine Soja (Soybean) Oil, Propanediol, Glycerin, Retinol, Polyglyceryl-10 Oleate, 1,2-Hexanediol, Nicotinamide Mononucleotide, Adenosine Triphosphate, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Alkanna Tinctoria Root Extract, Lecithin, Sodium Phosphate, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Elastin, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Acetyl Tetrapeptide-5, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-10, sh-Polypeptide-11, sh-Polypeptide-3, sh-Polypeptide-59, sh-Polypeptide-9
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shpërndani

MEDICUBE PDRN Pink Collagen Volume Multi Balm
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE










