-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Jelly Eye Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 29 dhe Tetor 30.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Zona delikate rreth syve është ndër zonat e para ku shfaqen vijat e holla, rrudhat, rrathët e zinj dhe fryrjet, ndaj kërkon kujdes të veçantë për të ruajtur hidratimin, elasticitetin dhe freskinë e lëkurës. MEDICUBE PDRN Pink Collagen Jelly Eye Mask janë maska në formë xheli për zonën poshtë syve, të krijuara për të hidratuar, për të përmirësuar pamjen e elasticitetit dhe për ta bërë lëkurën të duket më e lëmuar dhe e ndriçuar. Formula kombinon PDRN (Sodium DNA), i cili ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës, me kolagjenin i cili ofron një pamje më të plotë dhe të lëmuar. Niacinamidet nga ana tjetër ndihmon në përmirësimin e njëtrajtshmërisë së tonit të lëkurës, ndërsa kafeina ndihmon në reduktimin e pamjes së fryrjeve dhe lodhjes rreth syve. Acidi hialuronik dhe beta-glukani mbështesin hidratimin, duke ndihmuar që zona delikate të duket më e freskët dhe më e butë. Falë teksturës së tyre prej hidrogjeli, maskat përshtaten lehtësisht me konturet e fytyrës dhe ofrojnë një ndjesi freskie gjatë përdorimit. Ato janë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës që kanë nevojë për hidratim shtesë dhe kujdes ndaj vijave të holla, rrathëve të zinj dhe fryrjeve.
Formula e tyre është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencialë.
*1 çifte { 2 patches}
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 20-30 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet benda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit "magjik"
PDRN (Sodium DNA), kolagjen, niacinamide, kafeinë, acid hialuronik, beta-glukan
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Carrageenan, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Extract, Glucomannan, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Castor Oil, Chlorphenesin, Hydroxyacetophenone, Cyanocobalamin, Sodium DNA, Arginine, 1,2-hexanediol, Palmitoyl Pentapeptide-4, Niacinamide, Hyaluronic ACID, Cyclodextrin, Caffeine, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Hydrolyzed Wheat Protein, Potassium Chloride, Beta-glucan, Sucrose, Retinol, Tocopheryl Acetate, Collagen
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









