MEDICUBE PDRN Pink Collagen Glow Jelly Mist Serum

2,000.00 ALL 1,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.

Përshkrimi

MEDICUBE PDRN Pink Collagen Glow Jelly Mist Serum është një serum në formë misti me teksturë unike “jelly”, që kombinon kujdesin hidratues të një serumi me freskinë dhe prakticitetin e një spray. Formula përmban 99% PDRN salmoni me pastërti të lartë, Collagen Water, Niacinamide, Glutathione dhe disa forma të Acidit Hialuronik, të cilat ndihmojnë lëkurën të duket më e hidratuar dhe me një shkëlqim të freskët.  Veçantia e tij qëndron te formula me dy shtresa – vaj dhe jelly essence – të cilat duhen përzier duke e tundur produktin para përdorimit. Mund të spërkatet nga afër për një aplikim më të pasur, të ngjashëm me serum, ose nga rreth 10–20 cm largësi për një rifreskim të lehtë që rifreskon dhe hidraton lëkurën. Formula është krijuar për të ofruar shkëlqim dhe hidratim pa një finish ngjitës dhe mund të përdoret edhe gjatë ditës për të rifreskuar pamjen e lëkurës, përfshirë edhe mbi makeup. Me përbërjen e saj hidratuese dhe ndriçuese, është veçanërisht e përshtatshme për lëkurë të thatë, të dehidratuar, të lodhur ose që ka humbur shkëlqimin.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*100ml

Përdorimi

Shkundeni dhe sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.

 Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Collagen Water, Salmon PDRN, Niacinamide, Meadowfoam Oil, Acid Hialuronik, Glutathione, Ceramide NP 

Lista e plotë e përbërësve

Collagen Water, Isopropyl Myristate, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Water, Sodium Chloride, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Butylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Propanediol, Gellan Gum, Sodium DNA, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Triethyl Citrate, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Alkanna Tinctoria Root Extract, Disodium EDTA, Tocopherol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Collagen, Fructan, Betula Alba Bark/Leaf Extract, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Glucose, Cymbopogon Citratus Leaf Oil, Illicium Verum (Anise) Fruit/Seed Oil, Squalane, Glutathione, Hydrolyzed Elastin, Salmon Egg Extract, Maltodextrin, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Sodium Citrate, Caprylyl Glycol, Sodium Phosphate, Citric Acid, Pearl Extract, Cyanocobalamin, sh-Oligopeptide-1

Marka

MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.

Shpërndani

2,000.00 ALL 1,400.00 ALL