-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
Me rastin e 28-29 Nëntorit, posta që bashkëpunojmë është pushim ditën 29 Nëntor, shpërndarja e porosive do të rinisë 1 Dhjetor, ditën e Hënë.
Gëzuar & faleminderit për
mirëkuptimin!
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDICUBE PDRN Pink Caffeine Night Wrapping Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 29 dhe Nentor 30.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MEDICUBE PDRN Pink Caffeine Night Wrapping Mask është një maskë nate rikuperuese që punon ndërsa ju flini, duke formuar një shtresë të lehtë “wrapping” mbi lëkurë për të siguruar efekt maksimal rigjenerues. Formula e saj e avancuar kombinon fuqinë e PDRN (DNA salmoni), i cili nxit rigjenerimin qelizor në lëkurë dhe përmirëson elasticitetin, me kafinën, që redukton ënjtjen dhe i jep lëkurës një pamje më të freskët në mëngjes. Maskës i shtohen niacinamide, që njëtrajtëson tonalitetin dhe përmirëson teksturën, si edhe kolagjen, elastinë dhe peptide hidratuese, të cilat mbushin lëkurën me lagështi dhe forcojnë barrierën mbrojtëse. Falë përbërësve qetësues si allantoin dhe vitaminës E, maska ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe ruajtjen e butësisë së lëkurës gjatë gjithë natës. Pas përdorimit, lëkura zgjohet më e lëmuar, më e freskët dhe dukshëm më e ndritshme. E përshtatshme për të gjitha tipologjitë e lëkurës, sidomos për lëkurë të lodhur, të dehidruar ose me mungesë elasticiteti që kërkon rikthim të vitalitetit dhe një pamje më rinore.
*75ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe keni përfunduar rutinën tuaj merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Në mëngjes, tërhiqeni ngadalë poshtë. Më pas vazhdoni me hapat e rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
PDRN (DNA salmoni), kafinë, kolagjen, elastinë, peptide, allantoin, vitamin E
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Glycereth-26, Polyvinyl Alcohol, Niacinamide, Benzyl Glycol, Xanthan Gum, Algin, C12-14 Alketh-12, Allantoin, Synthetic Fluorphlogopite, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Cyanocobalamin, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Titanium Dioxide (CI 77891), Sodium DNA, Butylene Glycol, Rosa Damascena Flower Oil, Caffeine, Propanediol, Ascorbic Acid, Tocopheryl Acetate, Chondrus Crispus Extract, Glycine, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Serine, Glutamic Acid, Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Aspartic Acid, Leucine, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Collagen Extract, Hydrolyzed Elastin, Alanine, Lysine, Sodium Acetylated Hyaluronate, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Caprylyl Glycol, Histidine, Methionine, Cysteine, Mannitol, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Collagen, Hexapeptide-9, Nonapeptide-1
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













