-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDICUBE One Day Exosome Shot Pore Ampoule 2000
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 13 dhe Shkurt 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MEDICUBE One Day Exosome Shot Pore Ampoule 2000 është një ampulë inovative që ndihmon në minimizimin e poreve dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe të tonifikuar. Ky produkt përdor përbërës të fuqishëm dhe të përzgjedhur me kujdes, përfshirë Exosome Shot 2000, një teknologji që ofron përbërës aktivë deri 242% më efikasë në depërtimin dhe shpërndarjen e tyre në lëkurë. Përmbajtja e saj është e pasur me AHA, BHA dhe PHA: acidi glikolik ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura dhe trajton shenjat e moshës dhe aknet, acidi salicilik pastron thellësisht poret dhe parandalon aknet, ndërsa PHA, mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës. Nga ana tjetër acidi laktobionik ofron eksfolim të butë dhe pastrim të papastërtive që bllokojnë poret. Formulimi i lehtë bën që kjo ampulë të jetë e përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe është e sigurt për lëkurën sensitive dhe me tendencë akneike, duke e lënë lëkurën më të pastër, të shëndetshme dhe me pamje të rinovuar. Gjithashtu, kjo ampulë është e testuar klinikisht dhe minimizon dukjen e poreve deri në 21.1% pas përdorimeve të para.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus Extracellular Vesicles, Butylene Glycol, Niacinamide, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Polyacrylate, Hydrogenated Polydecene, Caprylyl/Capryl Glucoside, C12-14 Alketh-12, Hydrolyzed Sponge, Calcium Silicate, Sodium Silicate, Campsis Grandiflora Flower Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Panthenol, Betaine Salicylate, Citric Acid, Gluconolactone
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shpërndani
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE