-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDICUBE No Cast Just Glow Collagen Sunscreen SPF50
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 31 dhe Gusht 01.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MEDICUBE No Cast Just Glow Collagen Sunscreen SPF50 është një mbrojtës dielli që ofron shumë më tepër se thjesht mbrojtje ndaj rrezeve UV, duke funksionuar si një trajtim i vërtetë rigjenerues dhe hidratues për lëkurën. Me një teksturë kremoze dhe të lehtë, ky krem përthithet menjëherë pa lënë asnjë shtresë të bardhë (no white cast), duke i falur lëkurës një shkëlqim natyral, të shëndetshëm dhe të freskët (just glow). Formula është e pasur me Kolagjen (Hydrolyzed & Soluble Collagen) dhe Peptide, të cilët stimulojnë elasticitetin si dhe Niacinamide për njëtrajtësimin e njollave dhe unifikimin e tonit. Gjithashtu, prania e Acidit Hyaluronik, Ceramide NP dhe kompleksit CICA (Centella Asiatica) siguron hidratim të thellë, forcon barrierën mbrojtëse dhe qetëson lëkurën nga nxehtësia e diellit. Me një teksturë të lehtë e kremoze që nuk yndyros poret, ky produkt është zgjidhja ideale për përdorim të përditshëm nga të gjitha llojet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
Kolagjen (Hydrolyzed & Soluble Collagen), Peptide, Niacinamide, Acid Hialuronik, Ceramide NP, CICA (Centella Asiatica)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Homosalate, Octocrylene, Butyloctyl Salicylate, Ethylhexyl Salicylate, Propanediol, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Silica, 1,2-hexanediol, Caprylyl Methicone, Pentylene Glycol, Polyglyceryl-3 Distearate, Dimethicone/vinyl Dimethicone Crosspolymer, Cetearyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Tromethamine, Polyacrylate Crosspolymer-6, Acrylates/c10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Butylene Glycol, Glyceryl Stearate Citrate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/vp Copolymer, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Cyanocobalamin, Niacinamide, Ceramide Np, Squalane, Tocopherol, Hydrolyzed Collagen, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Centella Asiatica Extract, Hyaluronic Acid, Caprylyl Glycol, Soluble Collagen, Acetyl Hexapeptide-8
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE











