MARY & MAY Rose Hyaluronic Hydra Wash Off Pack është maskë me shpëlarje në formë argjile, dhe do konsiderohet një trajtimi intensiv, por në kushtet e shtëpisë. Një përzierje fantastike e mirëbalancuar e kaolinës dhe bentonitit, mban në kontroll sebumin e tepërt të lëkurës, duke i dhuruar kësaj të fundit efekte të shkëlqyera qetësuese dhe hidratuese. Formulimi me 6000ppm ekstrakt të petaleve të trëndafilit francez dhe 9300ppm ujë të trëndafilit Damask premtojnë butësi në lëkurë. Nga ana tjetër ekstrakti i frutit të fikut, një përbërës shumë i mirë antioksidues, ofron rritje të elasticitetit të lëkurës dhe minimizimin e shenjave të moshës. Ndërsa acidi hialuronik, panthenoli dhe keramidet dhurojnë hidratim të thellë dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Konsistenca e maskës është e butë dhe përhapet butësisht në lëkurë, duke mos krijuar aspak irritim të saj. Dhe menjëherë pasi t'a keni shpëlarë maskën, do ta ndjeni lëkurën të butë dhe të pastër se kurrë më parë! Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, dhe i adresohet shenjave të moshës.
Formula e saj është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*125gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10-15 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
petalet e trëndafilit francez, ekstrakt fiku, acid hialuronik, panthenol, ceramide
Lista e plotë e përbërësve
Aqua/Water/Eau, Diglycerin, Glycerin, Kaolin, Bentonite, Propanediol, Zea Mays (Corn) Starch, 1,2-Hexanediol, Rosa Damascena Flower Water, Panthenol, Rosa Gallica Flower Powder, Xanthan Gum, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Betaine, Butylene Glycol, Fragrance (Parfum), Ethylhexylglycerin, Dipropylene Glycol, CI77491, Disodium EDTA, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Allantoin, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Tocopherol, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.