-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MARY & MAY Gluconolactone (PHA) + Betula Alba Juice Cleansing Pad
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 14 dhe Shkurt 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Kur grumbullohen qelizat e vdekura të lëkurës, sebumi në ajër oksidohet, duke shkaktuar pika të zeza dhe shpesh akne. MARY & MAY Gluconolactone (PHA) + Betula Alba Juice Cleansing Pad janë tamponë pastrues për lëkurën, të cilët ofrojnë eksfolim të butë të saj. Janë të formuluar me 10% lëng Betula Alba (lëng nga thuprat). Ky lëng është i formuluar me minerale të ndryshme dhe aminoacide,të cilat hidratojnë thellësisht lëkurën. Gjithashtu kanë efekt të menjëhershëm qetësues, kur lëkura është e irrituar ose e skuqur. Nga ana tjetër ky pastrues fytyre përmban 1% Gluconolactone, i cili është quajtur ndryshe si përbërësi eksfoliues i gjeneratës së ardhshme, ideal për lëkurën e ndjeshme, duke mos krijuar aspak irritim të kësaj të fundit, madje edhe duke e përdorur çdo ditë. Molekula kimike e glukonolaktonit jo vetëm që ofron hidratim, por edhe eksfolim të butë, duke e maksimizuar kështu efektin hidratues. Të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtitë në pore, do të shpërbëhen, duke e lënë lëkurën të shëndetshme dhe të pastër. Ky pastrues është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, jo-komedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra esencial.
*70 copë/ 120ml
Pastroni lëkurën duke e masazhuar me anën e ashpër të tamponit për të larguar papastërtitë. Më pa masazhojeni me anën e lëmuar të saj.
*Sugjerohet të përdoret vetëm në mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
gluconolactone (PHA), lëng Betula Alba
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Betula Alba Juice (10%), Glycerin, Polyglyceryl-4 Caprate, Dipropylene Glycol, Gluconolactone (1%), Tromethamine, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-10 Laurate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-4 Laurate, Butylene Glycol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Allantoin, Pentylene Glycol, Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Fragrance
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE