Kolagjeni funksionon si një ngjitës duke mbajtur indet e lëkurës të lidhura, duke parandaluar kështu edhe krijimin e shenjave të moshës. Fatkeqësisht me kalimin e viteve reduktohet ndaj marrja e masave duke shtuar produkte të kujdesit të lëkurës me përmbajtje kolagjeni është një vendim i duhur! Më poshtë ju prezantojmë me linjën MARY & MAY Collagen Line e cila përmban larës, serum dhe locion hidratues.

MARY & MAY White Collagen Cleansing Foam

Pastrues fytyre ujor.

MARY & MAY White Collagen Cleansing Foam është larës ujor në formë shkume, i cili duket si një krem, por në fakt sapo bashkohet me ujin krijon një shkumë pastruese shumë të butë. I formuluar me 46.6% kolagjen ky larës i adresohet shenjave të moshës dhe rritjes së elasticitetit të lëkurës! Nga ana tjetër niacinamidet (vitamina B3), ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. Gjithashtu ky larës ndihmon në minimizimin e poreve dhe balancon mbiprodhimin e sebumit. Nga ana tjetër formulimi me acid hialuronik, ofron hidratim të thellë duke mos e lënë lëkurën aspak të dehidratuar apo të thatë pas pastrimit. I përshatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht duke iu adresuar shenjave të moshës dhe hiperpigmentimit.

*150ml

MARY & MAY Marine Collagen Serum

Nëse lëkura po humbet elasticitetin dhe po shfaq shenjat e para të moshës, mos u shqetësoni! Duhet thjesht të shtoni në rutinën tuaj serumin MARY & MAY Marine Collagen Serum! I formuluar me 95% kolagjen detar me masë molekulare shumë të vogël, ky serum arrin të depërtojë në të gjitha shtresat tuaja të lëkurës, duke mbushur çdo vijë të hollë. Kolagjeni detar është i ngjashëm me strukturën e vetë kolagjenit që gjendet në lëkurën e njeriut, duke e bërë kështu edhe më shumë efektiv përdorimin e tij! Menjëherë pas aplikimit të tij vërehet rritja e elasticitetit të lëkurës dhe rafinimi i shenjave të moshës! Gjithashtu dhe formulimi me adenosine, ia rrit vetitë antirrudhë këtij serumi! Dhe ajo çka do t'ju pëlqejë më së shumti, është fakti që ky serum ka konsistencë të lehtë dhe shumë ujore, saqë nuk do t'ju krijojë aspak bezdisje në lëkurë. Ky serum i përshtatet të gjitha tipet e lëkurës, duke iu adresuar kryesisht shenjave të moshës. Ky serum ka formulë jokomedogjenike dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

*30ml

MARY & MAY Collagen Booster Lotion

Është momenti të ushqeni thellësisht lëkurën tuaj, falë këtij locioni të formuluar me përbërës të çmuar! MARY & MAY Collagen Booster Lotion përmban 1.3% kolagjen të formular në struktura dhe peshë shumë të vogla molekulare, për të nxitur prodhimin e kolagjenit në lëkurë duke minimizuar në këtë mënyrë vijat e holla dhe rrudhat, si dhe për t’i parandaluar ato. Ndërsa formulimi me acetylhexapeptide-8, është një peptid i formuluar me peshë të ulët molekulare i njohur ndryshe si "botox", ia rrit fuqinë kolagjenit në lëkurë, dhe ndalon komunikimin e nervave me muskujt duke prandaluar edhe krijimin e rrudhave. Nga ana tjetër përbërësi lipid i patentuar me origjinë bimore, imiton lëkurën e shëndetshme dhe të re të moshës 22-vjeçare, duke forcuar strukturën e kolagjenit dhe peptides. Ndërsa niacinamidet do të zbehin njollat kafe dhe hiperpigmentimin. Menjëherë pas aplikimit, lëkura hidratohet thellësish. Paketimi i këtij locioni është prej qelqi ngjyrë kafe për të minimizuar dekompozimin e locionit nga ajri dhe rrezet e diellit. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet menjëherë në lëkurë, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitje ose rëndese. I përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, mikse, normale dhe i adresohet shenjave të moshës.

*120ml

MARY & MAY White Collagen Cleansing Foam

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

MARY & MAY Marine Collagen Serum

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

MARY & MAY Collagen Booster Lotion

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit hidratues dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

MARY & MAY White Collagen Cleansing Foam

Përbërësit "magjik"

kolagjen, niacinamide, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Hydrolyzed Collagen Extract (46.6%), Myristic Acid, Palmitic Acid, Glycerin, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Purified Water, Beeswax, Dipropylene Glycol, Lauryl Hydroxysultaine, Niacinamide (1%), Glyceryl Stearate SE, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Fragrance

MARY & MAY Marine Collagen Serum

Përbërësit "magjik"

kolagjen detar, adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Hydrolyzed Collagen, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine

MARY & MAY Collagen Booster Lotion

Përbërësit "magjik"

kolagjen, acetylhexapeptide-8, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Glycerin, Glycereth-26, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Cetearyl Alcohol, Adenosine, Hydrolyzed Collagen (453ppm), Soluble Collagen (453ppm), Collagen Extract (453ppm), Acetyl Hexapeptide-8 (1ppm), Glyceryl Stearate SE, Dipropylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Sorbitan Stearate, Palmitic Acid, Hydroxyacetophenone, Stearic Acid, Carbomer, Arginine, Allantoin, Jojoba Oil/Macadamia Seed Oil Esters, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Disodium EDTA, Squalene, 1,2-Hexanediol, Phytosteryl Macadamiate, Phytosterols, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Fragrance

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 

MARY & MAY Collagen Line

3,750 ALL 6,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI