MARY & MAY CICA TeaTree Soothing Wash off Pack është maskë me shpëlarje me përbërje argjile, e cila ka efekt të menjëhershëm që në momentin e aplikimit. Në formulimin e saj gjenden të gjithë përbërësit më të veçantë adresuar qetësimit të lëkurës. Ekstrakti i bimës centella asiatica ofron hidratim të thellë, ekstrakt nga bima Houttuynia Cordata, që ndihmon në minimizimin dhe pastrimin e thellë të poreve, ekstrakt nga pema e çajit që dhuron qetësim të lëkurës nga çdo irritim, duke ulur kështu inflamacionin. Ndërsa formulimi me calamine do të forcojë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Nga ana tjetër ectoin, një përbërës sintetik me prejardhje natyrale ofron zbutje dhe hidratim të thellë. Konsistenca e maskës është e butë dhe përhapet butësisht në lëkurë duke mos krijuar aspak irritim të saj. Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të yndyrshme, sensitive, me tendencë akneike dhe poroze.

Formula e saj është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*125gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10-15 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt centella asiatica, ekstrakt Houttuynia Cordata, ekstrakt nga pema e çajit, calamine, ectoin

Lista e plotë e përbërësve

Water, Kaolin, Glycerine, Bentonite, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Calamine, Centella Asiatica Flower/Leaf/Stem Extract, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Chlorella Vulgaris Powder, CI 77492, Yellow Oxide of Iron, CI 77499, Black Oxide of Iron, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Ethylhexylglycerin, Mentha Arvensis Powder, Triethoxycaprylylsilane, Fragrance, Allantoin, Tocopherol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Ectoin

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 

MARY & MAY CICA TeaTree Soothing Wash off Pack

2,700 ALL 2,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI