MARY & MAY Centella Asiatica Serum do t'i thotë lamtumirë irritimeve të ndryshme të lëkurës! Ky serum siç edhe thotë edhe emri i tij, është i formuluar me 95% ekstrakt të bimës centella asiatica. Kjo bimë është përdorur në mjeksinë tradicionale si medikament për sëmundje dhe plagë të ndryshme të lëkurës. Studimet e ndryshme farmakologjike tregojnë se bima centella asiatica ka veti të fuqishme antibakteriale, duke ofruar rigjenerim të barrierës mbrojtëse të lëkurës, dhe duke i rritur elasticitetin kësaj të fundit. Konsistenca e këtij serumi është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura, duke mos lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është jokomedogjenike, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, ngjyrues artificial.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

centella asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Extract (95%), Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 

MARY & MAY Centella Asiatica Serum

1,600 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI