MARY & MAY Blackberry Complex Glow Wash Off Pack është maskë me shpëlarje me përbërje argjile, e formuluar me përbërës të pasur antioksidantë për të ofruar përfitime kundër plakjes, duke e lënë lëkurën të lëmuar dhe të butë. Kombinimi me argjilën e bardhë amazoniane dhe argjilën rozë do të eksfoliojnë butësisht lëkurën, duke thithur papastërtitë e saj për një strukturë të pastër të lëkurës. Ndërsa, formulimi me pluhur Blackberry i pasur me antocianinë do të pastrojnë lëkurën tuaj nga faktorët e jashtëm të dëmshëm që mund të shkaktojnë plakje të parakohshme. Nga ana tjetër ekstrakti i gjetheve të nasturtiumit, acidi hialuronik, çaji i zi dhe ekstrakti i leshterikëve do të lëjnë efekte shtesë ndriçuese, hidratuese dhe ushqyese. Konsistenca e maskës është e butë dhe përhapet butësisht në lëkurë, duke mos krijuar aspak irritim të saj. Dhe menjëherë pasi t'a keni shpëlarë maskën, do ta ndjeni lëkurën të butë dhe të pastër se kurrë më parë! Maska është e përshtatshme për lëkurë të thatë dhe i adresohet shenjave të moshës.

Formula e saj është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*125gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10-15 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Pluhur Blackberry, ekstrakt i gjetheve të nasturtiumit, acidi hialuronik, çaji i zi dhe ekstrakt i leshterikëve.

Lista e plotë e përbërësve

 Purified Water, Kaolin, Glycerin, Bentonite, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Western Raspberry Extract, Kelp Extract, Nasturtium Leaf Extract, Black Tea Extract, Hydrogenated Lecithin, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Sweet Almond Shell Powder, Allantoin, Fructo-oligosaccharides, Maniquagan Clay, Beta-glucan, Canadian Colloidal Clay, Tocopherol, Yeast Fermentation Filtrate, Illite, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Montmorillonite, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Black Iron Oxide, Red Iron Oxide

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 

Mary & May Blackberry Complex Glow Wash Off Pack

2,000 ALL 3,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI