-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Mask 15 (1pc.)
400.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 26 dhe Prill 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Nëse kërkoni një maskë që ofron hidratim intensiv dhe qetësim të menjëhershëm për lëkurën, MAKE P:REM Safe Me. Relief Moisture Mask 15 është zgjedhja ideale! E formuluar me vetëm 15 përbërës të zgjedhur me kujdes, kjo maskë është e përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme. Ekstrakti i mjedrës është një burim i fuqishëm antioksidantësh që mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm dhe e mban të hidratuar gjatë gjithë ditës. Glicerina ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë në lëkurë, ndërsa vaji i bergamotit sjell një aromë freskuese dhe qetëson irritimet. Vaji i sherebelës, i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe ekuilibruese, ndihmon në ruajtjen e pastërtisë dhe qetësisë së lëkurës. Hialuronati i natriumit, një derivat i fuqishëm i acidit hialuronik, depërton thellë në epidermë për të ofruar një hidratim të thellë dhe për të rritur elasticitetin e lëkurës.Maska është e bërë nga fibra bambuje 100% natyrale, duke ofruar një ndjesi të butë dhe një përshtatje perfekte në fytyrë, ndërsa lejon përthithjen maksimale të esencës. Një zgjedhje e shkëlqyer për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato të thata, të ndjeshme dhe të dehidratuara!
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*1 copë
*25ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt mjedre, glicerinë, vaj bergamot, vaj salvia, hialuronat natriumi
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Glyceryl Stearate, Arginine, Carbomer, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Disodium ED
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
Shpërndani
400.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE