-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Ampoule
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 14 dhe Shkurt 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Ampoule, është një ampulë e cila përmban të gjithë përbërësit e nevojshëm që i duhen lëkurës për të ruajtur nivelin e hidratimit, për qetësimin dhe mbrojtjen e barrierës. Kjo ampulë është e përbërë nga kompleksi ekskluziv Inteca™, i cili përfshin Centella Asiatica, Madecassic acid dhe Asiaticoside, tre përbërës me veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antioksiduese që ndihmojnë në qetësimin e menjëhershëm të lëkurës. Përveç kësaj, formula e saj është e pasuruar me përbërës të njohur për rigjallërimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës, si ceramidet dhe niacinamide, të cilat ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse natyrale dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Nga ana tjetër, kombinimi me beta-glucan, adenosinë dhe acid hialuronik (së bashku me Sodium Hyaluronate) sigurojnë një hidratim të thellë, duke rikthyer balancën e humbur të lëkurës dhe duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm.
Sugjerohet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht asaj me tendencë akneike dhe sensitive.
*50ml
Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
kompleks Inteca™, ceramide, niacinamide, beta-glucan, adenosinë, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glycerin, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Dipropylene Glycol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Panthenol, Caprylic/Capric Triglyceride, Dibutyl Adipate, Hydrogenated Lecithin, Sodium Methyl Stearoyl Taurate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Ethoxydiglycol, Allantoin, Betaine, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Beta-Glucan, Propanediol, Pentylene Glycol, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Tocopherol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Ceramide NP, Sodium Acetylated Hyaluronate
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE