LILYEVE Grow Turn Exosome Brush Ampoule

3,000.00 ALL 2,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 31 dhe Nentor 01.

Përshkrimi

Përveç kujdesit të zakonshëm për flokët, skalpi kërkon një trajtim specifik që stimulon rrënjët në thellësi dhe përmirëson dendësinë, ndaj dhe kërkon përdorimin e produkteve me teknologji të avancuar dhe aplikim të lehtë. LILYEVE Grow Turn Exosome Brush Ampoule, është një ampulë e specializuar për trajtimin e skalpit dhe parandalimin e rënies së flokëve, e cila vjen me një kokë furçe (applicator brush) të integruar që lehtëson masazhimin dhe përthithjen e produktit direkt në rrënjë. Kjo ampulë përmban teknologjinë e Ekozomeve (Exosomes), cilat funksionojnë si mikropërçues të përbërësve aktivë për të rigjallëruar folikulat e fjetura dhe për të forcuar rrënjën e flokut. Gjithashtu, formula përmban përbërës ushqyes dhe qetësues si Biotinë, Pantenol, Mentol dhe ekstrakte bimore, të cilat ndihmojnë në uljen e temperaturës së skalpit, qetësimin e iritimeve dhe nxitjen e rritjes së flokëve të rinj e të shëndetshëm. Ampula ka një teksturë të lehtë që nuk i yndyros flokët dhe mund të përdoret çdo ditë me lehtësi si nga femrat, ashtu edhe nga meshkujt!

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*100ml

Përdorimi

Aplikoni disa pika direkt në skalpin e pastër dhe masazhojeni butësisht me majat e gishtave derisa serumi të përthithet. Nuk ka nevojë për shpëlarje dhe mund të përdoret çdo ditë për rezultate optimale.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Biotinë, Pantenol, Mentol,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Alcohol Denat., Butylene Glycol, Caffeine, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Carbomer, Tromethamine, Glycerin, Menthol, Trideceth-10, Betaine, Disodium EDTA, Dipropylene Glycol, Panthenol, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Laurate, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Diaminopyrimidine Oxide, Saccharomyces Cerevisiae Extract, Tocopherol, Houttuynia Cordata Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Prunus Mume Flower Extract, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Viola Mandshurica Flower Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Flower Extract, Lactobacillus Ferment, Polygonum Multiflorum Root Extract, Cynanchum Atratum Extract, Biotin, Copper Tripeptide-1, Inula Britannica Flower Extract, Lysimachia Foenum-Graecum Extract

Marka

LILYEVE është një brand koreano-jugor i specializuar në kujdesin e flokëve dhe skalpit, me produkte të krijuara për të adresuar shqetësime të ndryshme, si rënia e flokëve, dobësimi i fijeve, dëmtimi i tyre, zbokthi dhe irritimi i skalpit. Brand-i kombinon përbërës të studiuar shkencërisht me teknologji moderne dhe aplikatorë praktikë, duke e bërë më të lehtë realizimin e një rutine të specializuar për kujdesin e flokëve në shtëpi. Linjat e tij përfshijnë shampo pastruese, ampula për skalpin, serume dhe trajtime për flokët e dëmtuar, me fokus në ruajtjen e shëndetit të skalpit, përmirësimin e pamjes së flokëve dhe kujdesin e përditshëm. Qëllimi i LILYEVE është ta bëjë kujdesin e flokëve më të thjeshtë, të synuar dhe praktik, duke e përshtatur rutinën sipas nevojave specifike të skalpit dhe flokëve.




Shpërndani

3,000.00 ALL 2,200.00 ALL