-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
KSECRET SEOUL 1988 Sun : Pine Tree + Ceramide
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
KSECRET KSECRET SEOUL 1988 Sun : Pine Tree + Ceramide është një krem dielli me filtra kimikë modernë dhe spektër të gjerë mbrojtjeje SPF50+ PA++++, i formuluar për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB, ndërsa njëkohësisht ndihmon në qetësimin dhe forcimin e barrierës natyrale të saj. Formula e tij kombinon ekstraktin Pine Tree me Ceramide, duke ofruar mbrojtje efektive nga faktorët e jashtëm dhe hidratim të vazhdueshëm gjatë gjithë ditës. Ekstrakti i pishës ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe reduktimin e skuqjes, ndërsa ceramidet ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe parandalojnë humbjen e lagështisë, duke e lënë lëkurën më të butë dhe elastike. Tekstura e tij është e lehtë dhe hidratuese, përthithet shpejt pa lënë shtresë të bardhë apo ndjesi të yndyrshme, duke ofruar një finish natyral dhe të freskët në lëkurë. Falë formulës së butë dhe qetësuese, përshtatet shumë mirë edhe për lëkurë sensitive, të dehidratuar apo me barrierë të dëmtuar. Që në aplikimin e parë, lëkura ndjehet e hidratuar, e mbrojtur dhe komode gjatë gjithë ditës, ndërsa niveli maksimal i mbrojtjes SPF50+ PA++++ e bën një zgjedhje ideale për përdorim të përditshëm në çdo stinë.
Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë.
*50ml
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
ekstraktin Pine Tree me Ceramide,Ekstrakti i pishës
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Butyloctyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Niacinamide, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethyl- butylphenol, Polymethylsilsesquioxane, Coco-Caprylate/Caprate, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, Pinus Sylvestris Bud Extract(10,009ppm), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Cardiospermum Halicacabum Flower/Leaf/Vine Extract, Hedychium Coronarium Root Extract, Echium Planta-gineum Seed Oil, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Octyldodecanol, Decyl Glucoside, Tromethamine, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, Xanthan Gum, Glyceryl Caprylate, Tocopherol, Ceramide NP(100ppm), Caprylyl Glycol, Nonapeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hexapeptide-9
KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal, një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
Shpërndani

KSECRET SEOUL 1988 Sun : Pine Tree + Ceramide
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE












