-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
KSECRET Instant Relief Eye Gel Patches (Caffeine)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
KSECRET Instant Relief Eye Gel Patches (Caffeine) janë patches hidroxheli freskues dhe revitalizues të formuluar posaçërisht për të ndihmuar në reduktimin e fryrjes, shenjave të lodhjes dhe rrathëve të zinj në zonën delikate rreth syve. Formula e tyre është e pasur me kafeinë, një përbërës i njohur për efektin stimulues në mikroqarkullimin e lëkurës, duke ndihmuar në zvogëlimin e enjtjes dhe në dhënien e një pamjeje më të pushuar dhe energjike syve. Formula përmban gjithashtu Adenosine, e njohur për efektin smooth dhe anti-age, që ndihmon në lëmimin e vijave të holla dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Formulimi është i pasur me Niacinamide, e cila ndihmon në ndriçimin e tonit të lëkurës dhe reduktimin e pamjes së lodhur të zonës poshtë syve, ndërsa Sodium Hyaluronate (Acid Hialuronik) dhe Glycerinë sigurojnë hidratim intensiv dhe ndihmojnë në ruajtjen e butësisë dhe elasticitetit të lëkurës. Kompleksi antioksidues me Green Tea Extract, Astaxanthin, Resveratrol, Ubiquinone (CoQ10) dhe ekstrakt pishe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ dhe shenjat e moshës së parakohshme. Përbërës qetësues si Allantoin dhe Dipotassium Glycyrrhizate ndihmojnë në qetësimin e zonës së ndjeshme rreth syve dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Tekstura hidroxhel ngjitet në mënyrë perfekte në lëkurë, duke ndihmuar në përthithjen maksimale të përbërësve aktivë dhe duke ofruar një efekt cooling e freskues menjëherë pas përdorimit. Formula me Caffeine është ideale për mëngjeset kur zona e syve duket e fryrë ose e lodhur, duke ndihmuar në rikthimin e një pamjeje më të gjallë dhe të tonifikuar. Por nuk mbaron me kaq! Një veçori dalluese e këtij produkti është dizajni multifunksional me patches të mëdha për mbulim më të gjerë të zonës poshtë syve dhe patches më të vogla për trajtimin e zonave specifike si vijat e buzëqeshjes, rrudhat apo zona e qafës, duke e bërë produktin ideal për një rutinë hidratuese, anti-fatigue dhe revitalizuese.
Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*60 maska njëpërdorimshe
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij. Për shkak të formulimit sugjerohen vetëm në rutinën e mbrëmjes.
Përbërësit "magjik"
kafeinë, adenosinë, sodium hyaluronate (Acid Hialuronik), glicerinë, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Carrageenan, Niacinamide, Butylene Glycol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Hydrogenated Lecithin, Glycine Soja (Soybean) Sterols, Hydroxydecyl Ubiquinone, Astaxanthin, Resveratrol, Ubiquinone, Oleoyl Pine Bark Extract, Propanediol, Pentylene Glycol, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Pinus Sylvestris Leaf Extract, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Sucrose, Potassium Chloride, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Synthetic Fluorphlogopite, Tin Oxide, Titanium Dioxide, Calcium Chloride, Allantoin, Cellulose Gum, Caffeine, Sodium Hyaluronate, Calcium Lactate, Adenosine, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Arginine, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Ethyl Hexanediol, 1,2-Hexanediol, Chlorphenesin, Fragrance
KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal, një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













