KSECRET Extra Illuminating Eye Gel Patches (Vitamin C)

2,200.00 ALL 1,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.

Përshkrimi

KSECRET Extra Illuminating Eye Gel Patches (Vitamin C) janë patches hidroxheli për zonën delikate rreth syve, të formuluara për të ndihmuar në reduktimin e rrathëve të zinj, shenjave të lodhjes, fryrjes dhe pigmentimit të pabarabartë. Formula e tyre është e pasuruar me Vitaminë C (Ascorbic Acid & Sodium Ascorbyl Phosphate), një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në ndriçimin e tonit të lëkurës, stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe mbrojtjen nga stresi oksidativ, duke i dhënë zonës së syve një pamje më të freskët dhe më të gjallë. Formulimi përmban gjithashtu Niacinamide, e njohur për efektin ndriçues dhe përmirësimin e tonit të lëkurës, si dhe kolagjen dhe elastinë, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit dhe butësisë së zonës poshtë syve. Përbërës qetësues si Allantoin dhe Dipotassium Glycyrrhizate ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Tekstura hidroxhel ngjitet në mënyrë perfekte në lëkurë, duke ndihmuar në përthithjen optimale të përbërësve aktivë dhe duke ofruar një efekt freskues e revitalizues menjëherë pas përdorimit. Por nuk mbaron me kaq! Një veçori dalluese e këtij produkti është dizajni multifunksional me patches të mëdha për mbulim më të gjerë të zonës poshtë syve dhe patches më të vogla për trajtimin e zonave specifike si vijat e buzëqeshjes, rrudhat apo zona e qafës, duke e bërë produktin ideal për një rutinë anti-fatigue. 

Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.

*60 maska njëpërdorimshe

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij. Për shkak të formulimit sugjerohen vetëm në rutinën e mbrëmjes.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Vitaminë C, kolagjen, elastinë, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Carrageenan, Niacinamide, Butylene Glycol, Ascorbic Acid, Calcium Pantothenate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Tocopheryl Acetate, Pyridoxine HCl, Maltodextrin, Sodium Starch Octenylsuccinate, Silica, Propanediol, Pentylene Glycol, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Pinus Sylvestris Leaf Extract, Hydrolyzed Elastin, Hydrolyzed Collagen, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Sucrose, Potassium Chloride, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Calcium Chloride, Allantoin, Synthetic Fluorphlogopite, Tin Oxide, Titanium Dioxide, Cellulose Gum, Sodium Hyaluronate, Calcium Lactate, Adenosine, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Arginine, Ethylhexylglycerin, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Caprylyl Glycol, Ethyl Hexanediol, 1,2-Hexanediol, Chlorphenesin, Fragrance 

Marka

KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal, një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.






Shpërndani

2,200.00 ALL 1,400.00 ALL