Nëse dëshironi një pastrim të thellë për lëkurën tuaj, duke larguar të gjitha papastërtitë dhe sebumin e grumbulluar në poret tuaja, ky larës është zgjidhja e përsosur. Fillimisht do të duket si një krem i dendur, por sapo të bashkohet me ujin, transformohet në një shkumë jashtëzakonisht të butë dhe të këndshme për lëkurën. Ky larës i jashtëzakonshëm përmban ujë të nxjerrë nga gjethet selvi  dhe acid hialuronik, duke ofruar hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm. Ekstrakti i barit të shelgut alpin ndihmon në zvogëlimin e poreve dhe kontrollin e prodhimit të sebumit, duke lënë lëkurën të pastër dhe të freskët. Gjithashtu, është i pasuruar me ekstrakt madecassoside, i cili qetëson dhe rigjallëron lëkurën tuaj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.


Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: aroma dhe ngjyrues artificialë, të cilët mund të shkaktojnë irritim në lëkurë.


*150ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

ujë të nxjerrë nga gjethet selvi,  acid hialuronik, ekstrakt nga bari i shelgut alpin 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Myristic Acid, Butylene Glycol, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Palmitic Acid, Potassium Cocoyl Glycinat, Stearic Acid, PEG-40 Stearate, Cocamidopropyl Betaine, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Althaea Officinalis Leaf/Root Extract, Ocimum Basilicum (Basil) Flower/Leaf Extract, Houttuynia Cordata Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Foeniculum Vulgare (Fennel) Fruit Extract, Epilobium Fleischeri Extract, Chamaecyparis Obtusa Water, Hydrogenated Lecithin, Sodium Chloride, Tocopheryl Acetate, Beta-Glucan, Disodium EDTA, Fructooligosaccharides, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Dexpanthenol, Citric Acid, PEG-14M, 1,2-Hexanediol, Fragrance, Potassium Sorbate

Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

KLAVUU Revitalizing Facial Cleansing Foam

1,500 ALL 1,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI