KLAVUU Real Vegan Vitamin Ampoule është një serum me përbërje të veçantë dhe shumë të përqendruar, i krijuar për të ndihmuar në luftën kundër plakjes së lëkurës. Formulimi i tij përmban kompleks vitaminash që forcojnë barrierën natyrale të lëkurës dhe ofrojnë hidratim të thellë, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm dhe vitalitet të dukshëm. I pasuruar me niacinamide, një formë e fuqishme e vitaminës B3, ky serum ndihmon në ndërtimin e proteinave të lëkurës dhe përforcimin e barrierës mbrojtëse, duke krijuar një shtresë lipidike që ruan lagështinë. Niacinamidet janë të njohura gjithashtu për aftësinë e tyre për të tkurrur madhësinë e poreve, trajtuar hiperpigmentimin pas akneve dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar dhe më rinore. Konsistenca e tij e lehtë, përthithet menjëherë nga lëkura dhe nuk krijon aspak ndjesi ngjitjeje. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban fragrancë artificiale, paraben, sulfate, ngjyrues artificialm alkool, vajra mineralë dhe silikon.

*50ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

kompleks vitaminash, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Polyglycerin-3, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Methylpropanediol, Propanediol, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Hydrolyzed Pea Protein, Sodium Hyaluronate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Soluble Collagen, Panthenol, Squalane, Hydrogenated Lecithin, Hydrogenated Polydecene, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Triisostearin, C12-14 Alketh-12, Tromethamine, Ceramide NP, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Sodium Polyacrylate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Hydrolyzed Extensin, Phytosterols, Lecithin, Sodium Ascorbyl Phosphate, Beta-Glucan, Tocopherol, Pentylene Glycol, Polyquaternium-80 Sodium Chloride, Carbomer, Xanthan Gum

 Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

KLAVUU Real Vegan Vitamin Ampoule

2,200 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI