KLAVUU Phytoncide Quick Cleansing Pad janë tamponë pastrues inovativë që ofrojnë një përvojë pastrimi të thellë dhe eksfolimi të butë për lëkurën. Formulimi i tyre i pasur me Phytoncide, përftuar nga uji i gjetheve Jeju Cypress, ka një ndikim të fuqishëm në pastrimin e lëkurës, duke ndihmuar në eliminimin e papastërtive dhe qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, dhe duke pastruar poret në thellësi. Por nuk mbaron me kaq! Për të siguruar një kujdes të plotë, ky produkt është i pasur gjithashtu me tre lloje të ndryshme të acidit hialuronik me pesha molekulare të ndryshme, duke ofruar hidratim të thellë dhe duke rritur elasticitetin e lëkurës. Efekti i menjëhershëm qetësues është i dukshëm, duke ndihmuar në qetësimin e lëkurës së irrituar dhe të skuqur. Ky pastrues është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive.

Formula e tij është hipoalergjike, jo-komedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra esencial.

*100 copë/ 380ml

Pastroni lëkurën duke e masazhuar me anën e ashpër të tamponit për të larguar papastërtitë. Më pa masazhojeni me anën e lëmuar të saj.

*Sugjerohet të përdoret vetëm në mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

ujë i gjetheve Jeju Cypress, re lloje të ndryshme të acidit hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Chamaecyparis Obtusa Water, Diethoxyethyl Succinate, Glycereth-25 PCA Isostearate, 1,2-Hexandiol, Sodium Citrate, Butylene Glycol, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin

Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

 


KLAVUU Phytoncide Quick Cleansing Pad

1,800 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI