KLAVUU Fresh Sun Gel SPF 50+ PA++++, është kremi mbrojtës ndaj diellit i prodhuar së fundmi nga marka KLAVUU. Ky krem mbrojtës përmban Latoku (rrushi detar), i cili është i pasur me minerale, aminoacide dhe vitamina B dhe A (beta-karoten), që ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe rritjen e hidratimit. Përbërësit e tjerë përfshijnë ujë deti, centella asiatica dhe Portulaca Oleracea, një bimë tradicionale koreane e cila mundëson qetësimin e skuqjeve dhe inflamacionit që mund të ketë lëkura. Nuk mund të lëmë pa përmendur një përbërës ikonik me të cilin KLAVUU identifikohet, ekstraktet e perlave, që japin lëkurës një pamje rinore, të freskët dhe të njëtrajtshëm. Kjo SPF-ë lejon një përfundim të butë në lëkurë pa ndjesi ngjitjeje apo shkëlqimi, por gjithashtu pa e lënë lëkurën aspak të thatë. Rekomandohet shumë për lëkurën mikse dhe atë të yndyrshme!

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, fragranca artificiale & natyrale, vajra artificial & natyral.

*50ml

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

Latoku (rrushi detar), vitamina B dhe A (beta-karoten), ujë deti, centella asiatica  Portulaca Oleracea, ekstrakt perla

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene glycol, ethanol, ethylhexyl salicylate, homosalate, dibutyl adipate, bis-ethylhexyloxyphenol methoxyphenyltriazine, cyclo | Pentasiloxane, methylenebis-benzotriazolyltetramethylbutylphenol, polysilicon-15, diethylaminohydroxybenzoylhexylbenzoate, Pearl extract, sea grape extract, centella asiatica extract, purslane extract, yam extract, Ecklonia cava extract, seawater, auditory extract, seaweed extract, flat green extract, algae extract, ceteth-10, tromethamine, decyl glucoside, Acrylate/C10-30 alkyl acrylate crosspolymer, carbomer, cetyl PEG/PP-10/1 dimethicone, propanediol, propylene glycol, | 1,2-hexanediol, xanthan gum, sodium hyaluronate, sodium acetylated hyaluronate, hydrolyzed hyaluronic acid, fragrance, phenoxyethanol

 Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

KLAVUU Fresh Sun Gel SPF 50+ PA++++

1,350 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI