KLAVUU Blue Pearlstation Oneday 8 Cups Marine Collagen Aqua Cream është një tjetër nga ato produkte K-Beauty që nuk mund të anashkalohet pa e provuar! Ky produkt është i veçantë për shkak të përbërjes së tij unike, që përfshin ekstrakt të perlave koreane dhe kolagjen detar me masë molekulare shumë të vogël, për të nxitur dhe rritur elasticitetin e lëkurës. Ekstrakti i perlave koreane, të pasur me aminoacide dhe minerale, ndihmon në  përmirësimin e tonlitetit të saj. Ndërsa, kolagjeni detar me masë molekulare shumë të vogël,  depërton thellë në lëkurë për të rritur elasticitetin dhe për të reduktuar dukshëm shfaqjen e rrudhave. Nga ana tjetër, uji i marrë nga deti ofron hidratim të thellë dhe ndihmon në balancimin e lagështisë së lëkurës. Kremi ka një konsistencë xheli, që përthithet shumë mirë nga lëkura pa lënë ndjesi të yndyrshme. Rekomandohet si një trajtim për lëkurën që dukshëm i ka humbur elastisiteti! 

Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me serumin:KLAVUU Blue Pearlstation 8 Hydra Marine Ampoule

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme nga ana e spatulës dhe aplikojeni butësisht në lëkurë. Ndërsa me anë të sferës që është e strukturuar me perlë, masazhoni të gjithë fytyrën.

Përbërësit "magjik"

kolagjen detar, ekstrakt perlash, ujë deti

Lista e plotë e përbërësve

Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Plankton Extract, Sea Whip Extract, Jania Rubens Extract, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Polydecene, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Hydrolyzed Pearl (4900ppm), Hydrolyzed Collagen (1ppm), Water, Dimethiconol, PEG-32, Panthenol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Polysorbate 60, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Fragrance, Blue 1 Lake (CI 42090)

 Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

KLAVUU Blue Pearlstation Oneday 8 Cups Marine Collagen Aqua Cream

2,300 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI