KLAVUU Backstage Eyelash Booster Serum

1,500.00 ALL 1,100.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

KLAVUU Backstage Eyelash Booster Serum është një serum për trajtimin dhe forcimin e qerpikëve, por gjithashtu mund të përdoret me efikasitet edhe në skajet e flokëve, vetullat apo në zona me rënie apo dobësim të tyre. Formulimi i tij unik përmban një kompleks të fuqishëm me Biotin, Panthenol, Sodium Hyaluronate dhe Acetyl Glucosamine, të cilët bashkëveprojnë në harmoni për të rritur elasticitetin, forcën dhe dendësinë natyrale të qerpikëve dhe flokëve të dobësuar. I pasuruar me Black Seed Complex, si dhe ekstrakte të sojës, orizit, susamit dhe manaferrës, ky serum ndihmon në ushqimin intensiv në zonat ku aplikohet. Formula është me pH neutral, jo irrituese dhe e përshtatshme për lëkurë të ndjeshme, ndërkohë që nuk përmban prostaglandina apo përbërës të dëmshëm, duke e bërë të sigurt për përdorim afatgjatë. Me përdorim të përditshëm, rezultatet janë të dukshme brenda 4 deri në 6 javë, qerpikët duken më të gjatë, më të shëndetshëm dhe më të dendur, ndërsa skajet e flokëve fitojnë jetë, forcë dhe vitalitet.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është e patestuar në kafshë.

*10gr

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën dhe pjesën e syve, aplikojeni serumin tek qërpikët nga rrënja tek majat, çdo ditë. Serumi mund të aplikohet edhe tek vetullat.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Biotin, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Acetyl Glucosamine, Black Seed Complex,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Vincetoxicum Atratum Extract (Cynanchum Atratum Extract), Althaea Rosea Flower Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract (Glycine Soja (Soybean) Seed Extract), Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Hydroxyethylcellulose, Panthenol, Glycerin, Acetyl Glucosamine, Hydroxyacetophenone, Biotin, Disodium Phosphate, Octanediol, Polysorbate 60, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Sodium Phosphate, Caprylyl Glycol, Sodium Carbomer, Disodium EDTA

Marka

 Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!



 

 

Reviews

Shpërndani

1,500.00 ALL 1,100.00 ALL