-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
KLAIRS Vitamin PDRN Bouncy Pore Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
KLAIRS Vitamin PDRN Bouncy Pore Serum është një serum vegan i krijuar për lëkurën që duket e lodhur, ka humbur elasticitetin ose ka pore më të dukshme. Formula kombinon tre burime bimore dhe fermentuese të PDRN-së me një kompleks peptidesh dhe pesë forma të Vitaminës C, duke ndihmuar në përmirësimin e pamjes së elasticitetit, teksturës dhe shkëlqimit të lëkurës. Ndërsa Niacinamide dhe Glycerin ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe njëtrajtësimit të tonalitetit të lëkurës. Kombinimi i PDRN-së, peptideve dhe Vitaminës C e bën këtë serum të përshtatshëm për ata që kërkojnë njëkohësisht hidratim, shkëlqim, kujdes për elasticitetin dhe një pamje më të lëmuar të poreve. Tekstura e freskët dhe e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë ose ngjitëse. I përshtatshëm për çdo tipologji dhe moshë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*35ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
Vegan PDRN, Niacinamide, 5 forma të Vitaminës C, Peptide, Centella Asiatica, Adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Sodium DNA, Arginine, Carbomer, Polyacrylate Crosspolymer-6, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Kappaphycus Alvarezii Extract, Sodium Phytate, Polyglyceryl-10 Laurate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Polyglyceryl-4 Laurate, Nicotinamide Mononucleotide, PVM/MA Copolymer, Caprylyl/Capryl Glucoside, Prunella Vulgaris Extract, Opuntia Ficus-Indica Fruit Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Centella Asiatica Extract, Disodium EDTA, Acetyl Hexapeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Hydrogenated Lecithin, Ascorbic Acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ascorbyl Glucoside, Ascorbyl Palmitate, Octyldodecanol, Astaxanthin
KLAIRS është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-Beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, KLAIRS ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu KLAIRS është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, që secili është shitur me mbi 1 milion herë.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE











