KLAIRS Midnight Blue Youth Activating Drop, është një serum tejet special për nga formulimi i tij. Ai përmban një kombinim peptidesh, që janë shumë efektiv në luftën kundër shenjave të moshës dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit. Guaiazulene, është përbërësi i veçantë i sjell në shumë produkte të Klairs, ai ka origjinë bimore dhe ekstraktohet nga vaji i kamomilit. Ai luan një rol kyç në qetësimin e skuqjeve apo të irritimeve. Me anë të këtij serumi mund të ngadalësoni procesin e plakjes së lëkurës, duke i rikthyer asaj elasticitetin natyral dhe duke shëruar shenjat e shkaktuara tashmë.
Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës dhe mund të përdoret nga çdo grupmoshë, diku për të paralandaluar e diku për të luftuar shenjat e moshës.

*20ml

Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Më pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Guaiazulene

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, sh-Oligopeptide-1, sh-Polypeptide-1, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Lecithin, Sorbitan Sesquioleate, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Glycerin, Chlorphenesin, Guaiazulene, Ethylhexylglycerin, Adenosine

Klairs është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjitha tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, Klairs ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu Klairs është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, ku secili prej tyre është shitur me mbi 1 milion herë. 

KLAIRS Midnight Blue Youth Activating Drop

3,600 ALL 3,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI