Ashtu si edhe shampoo e po kësaj linje KAMINOMOTO MEDICATED Scalp Care Conditioner, ky trajtim formon një barrierë mbrojtëse në sipërfaqe, duke ndihmuar në parandalimin e ndonjë irritimi të mundshëm. Me një formulim të pasur me acid glicirrhetinik, ky trajtim ndihmon në largimin e zbokthit dhe zbutjen e inflamacionit, duke siguruar një skalp të shëndetshëm. Përbërësi pirokton olaminë luan një rol kyç në këtë formulë, duke ndërhyrë në riprodhimin e mikrobeve të dëmshme dhe duke vepruar si një agjent sterilizues. Ndërsa glicerina me origjinë bimore së bashku me betaine, që ka prejardhje nga kallami i sheqerit, do t'i ofrojnë hidratim.
Për efekt maksimal sugjerohet të përdoret së bashku me: KAMINOMOTO MEDICATED Scalp Care Shampoo
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*300ml
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Lëreni 2-3 minuta dhe shpëlajni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
acid glicirrhetinik, pirokton olaminë lua, glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
BEHENTRIMONIUM CHLORIDE, BENZOPHENONE-3, STEARYL ALCOHOL, CETYL ALCOHOL, CITRIC ACID, PROPYLENE GLYCOL, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA) SEED OIL, GLYCERIN, HYDROGENATED POLYISOBUTENE, PEG-10 LAURATE, DIMETHICONE, AMODIMETHICONE, LAURETH-25, ISODON TRICHOCARPUS EXTRACT, SOPHORA ANGUSTIFOLIA ROOT EXTRACT, FRAGRANCE, WATER
KAMINOMOTO MEDICATED është një markë e njohur në tregun e produkteve për kujdesin e flokëve në Japoni. Disa nga produktet e tyre më të njohura dhe bestseller si: KAMINOMOTO MEDICATED Hair Growth Accelerator: Është një locion që përdoret për të stimuluar rritjen e flokëve dhe për të përmirësuar shëndetin e skalpit. KAMINOMOTO MEDICATED Hair Tonic: Një tonik i veçantë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në skalp dhe për të reduktuar rënien e flokëve. KAMINOMOTO MEDICATED Shampoo: E formuluara për të pastruar flokët dhe skalpin, duke ofruar një kujdes të veçantë për shëndetin e flokëve.
Produktet e KAMINOMOTO MEDICATED përdorin përbërës natyralë si ekstrakte bimore dhe ujëra të ndryshëm bimorë për të përmirësuar shëndetin dhe rritjen e flokëve. Kjo markë është e njohur për inovacionin dhe përqendrimin e tyre në trajtimin e problemeve të ndryshme të flokëve dhe skalpit.