Ndjeni se keni lëkurë të thatë dhe aspak elastike? Ju nevojitet një trajtim në vetëm 20 minuta dhe këtë mund t'a kryeni lehtësisht në kushte shtëpie, falë përdorimit të maskave KAHI Wrinkle Bounce Waterfull Perfecting Mask. Këto maska kanë të njëjtin formulim ashtu si edhe balmi i famshëm dhe shumë i pëlqyer i po kësaj linje: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick! Esenca e maskave është e formuluar me kompleks të salmonit dhe kolagjen (po nga salmoni), por me masë të vogël molekulare, në mënyrë që esenca e maskës të depërtojë thellësisht në lëkurë për të mbajtur në kontroll shenjat e moshës. Nga ana tjetër ADN e Sodiumit të salmonit rrit dukshëm elasticitetin e lëkurës. Kjo maskë krijon një barrierë të shëndetshme në lëkurë, duke bllokuar hidratimin në të, falë formulimit me 9 lloje të ndryshme të acidit hialuronik. Maska pëlhurë është e formuluar me material 100% pambuk, e cila mundëson që çdo përbërës të depërtojë thellësisht. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht adresuar shenjave të moshës.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*1 copë
*35 gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

kompleks të salmonit, kolagjen dhe PDRN, 9 lloje të acidit hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Glycerin, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Niacinamide, 1,2-hexanediol, Chlorella Vulgaris Extract, Hydrolyzed Collagen, Sodium Hyaluronate, Althaea Rosea Flower Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Glucose, Hydroxyacetophenone, Fructooligosaccharide, Fructose, Allantoin, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Tromethamine, Pentylene Glycol, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Acetylglucosamine, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Tocopherol, Sodium DNA, Soluble Proteoglycan, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, PEG-9 Diglycidyl Ether/Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Propanediol, Dimethylsilanol Hyaluronate, Caffeine, Carbomer, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Sodium Benzoate, Fragrance

KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh,  Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.

KAHI Wrinkle Bounce Waterfull Perfecting Mask (1.pc)

1,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI